A mund të mbetet paqësore protesta e studentëve?

Saturday, 15 December 2018 19:22

Protesta e studentëve shqiptarë ka zënë vend të rëndësishëm në raportimet nga radio publike gjermane, DeutschlandFunk. Ata kanë intervistuar drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Glos.

I pyetur fillimisht nëse protestat do mbeten paqësore apo do ketë dhunë, ai thotë se “kjo është e vështirë për t’u parashikuar”.

“Kjo varet para së gjithash nga mënyra se si do i trajtojë qeveria kërkesat e studentëve. Dje kam biseduar me studentë dhe organizata rinore dhe ata po përpiqen që t’i mbajnë organizimet dhe protestat të qeta dhe paqësore”.

I pyetur se kush i ndezi protestat e studentëve, Glos thotë: “Protestat lindën pas pakënaqësive të shumë studentëve, që duhej të paguanin tarifa të larta për provimet e mbetura. Përveç kësaj, tarifat për shkollimin janë tepër të larta. Nëse e krahasoni me Gjermaninë, mund ta kuptoni këtë”.

Por sa të larta janë tarifat?

“Këto ndonjëherë shkojnë deri në 2600 euro për një vit, dhe në një vend me pagë mesatare nga 300 deri në 3500 euro, kjo është shumë e shtrenjtë, prandaj ne kemi dhënë bursa këtu. Studentët shpesh qajnë kur përzgjidhen për bursa, sepse e ndjejnë veten me fat nëse marrin bursë nga një fondacion politik gjerman”.

I pyetur se sa përkrahje ka në vend protesta, Glos thotë se përkrahja është masive.

“Kur del në rrugë dhe pyet njerëzit, se çfarë mendojnë, nuk kam takuar qoftë edhe një person të vetëm që thotë se nuk i mbështet studentët. Papritur në mbarë vendin ka protesta, kundër çmimeve të larta të ushqimeve, karburantit, naftës, që është më e shtrenjtë se në Gjermani, siç mund ta kuptoni, ka një atmosferë të madhe protestash në vend”.

Por a i është përkushtuar qeveria zgjidhjes së problemit të papunësisë së të rinjve dhe eksodit, pasi shumica dërrmuese duan të ikin nga vendi?

“Ajo duhet ta adresojë sepse të gjithë e dinë se në pesë vitet e fundit janë larguar më shumë se 400 mijë të rinj nga vendi dhe në një popullsi me 3 milion banorë, kjo është një shifër tepër e lartë dhe tregon se kjo temë duhet marrë seriozisht, ndryshe do kemi një qeveri, por nuk do kemi popullsi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...