Femrat dhe të rinjtë, më të papunë se të tjerët

Diel, 16 December 2018 11:22

Nëse në rang vendi papunësia është 12.2%, për të rinjtë ajo ka arritur deri në nivelin prej 23.2%

Mund të përbëjnë vërtet një forcë potenciale për tregun e punës, por ama ata janë më pak të angazhuar se të tjerët brenda tij. Fjala është për femrat dhe të rinjtë e këtij vendi, të cilët rezultojnë se janë më pak të punësuar se meshkujt, apo edhe moshat relativisht më të mëdha. Dukuri kjo, e cila konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave nëse në rang vendi, papunësia gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka zbritur në nivelin prej 12.2%, ajo për të rinjtë mbetet ende e lartë dhe shqetësuese, deri në 23.2%. Kjo, edhe pse duhet thënë që ky tregues është zbutur disi këtë vit, në krahasim me vitet e tjera.

“Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23.2%. Në terma vjetorë, ajo shfaq tendencë në rënie, -2.8% më e ulët se një vit më parë. Por ama krahasuar me tremujorin e mëparshëm të këtij viti, ajo është rritur me +0.8%”, konfirmon INSTAT-i. Nga ana tjetër, ajo çka dëshmon për një angazhim të pakët të të rinjve në punë është edhe niveli më i ulët i punësimit të tyre, kundrejt moshave të tjera të popullatës. “Shkalla e punësimit të të rinjve është në nivelin prej 39.5%. Kurse për popullsinë e moshës 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2018, shkalla e punësimit është në nivelin prej 70.7%”, pohojnë ekspertët e statistikave. Sikundër, të njëjtën panoramë paraqesin edhe për gjininë femërore, e cila gjithashtu rezulton më pak e punësuar sesa gjinia tjetër në tregun e punës. “Shkalla e punësimit për meshkujt është në nivelin prej 67.3%, ndërsa për femrat 52.1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me nivelin prej +2.6% dhe për femrat me +1.6%”, saktëson INSTAT-i. Për të shtuar në këtë kuadër gjithashtu se femrat kanë të njëjtën kohë edhe një shkallë më të ulët të pjesëmarrjes së tyre në forcat e punës, krahasimisht me meshkujt, në shifrën prej  vetëm 59.3%, kundrejt 77.4% të tyre. “Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18.1% më e lartë sesa për femrat”, pohon INSTAT-i.

39.5%

Rezulton të ketë qenë sipas INSTAT-it shkalla e punësimit të të rinjve në tremujorin e tretë 2018, kurse ajo për popullsinë e moshës 30-64 vjeç, në nivelin prej 70.7%

Ndërsa për të rinjtë papunësia ka pësuar rritje në tremujorin e dytë 2018, ajo për grup-moshën 30-64 vjeç raportohet se ka pësuar rënie, duke arritur deri në nivelin prej 8.9%, pra më poshtë asaj zyrtare për gjithë popullatën shqiptare, që rezulton se për periudhën në fjalë ka qenë në nivelin prej 12.2%

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...