LETRA/ Të burgosurit e Reçit peticion: Zgjeroni amnistinë!

Diel, 16 December 2018 12:16

Pas të burgosurve në burgjet e Drenovës dhe Burrelit edhe të burgosurit e burgut të Reçit në Malësinë e Madhe i janë drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe presidentit Meta me një peticion ku i kërkojnë zgjerimin e amnistisë me rastin e festave të fundvitit.

Persona që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç në kërkesën e tyre ashtu si bashkëvuajtësit e tyre në burgjet e tjera të vendit e bazojnë tek vendimet e padrejta të gjykatave.

News24 ka siguruar kërkesën e të burgosurve të Reçit ku ndër të tjera thuhet:

 
“E nderuar Ministre duke qenë se në sistemin gjyqësor kemi marr vendime të padrejta dhe abuzive dhe në pamundësi për rishqyrtimin e të gjitha dosjeve, kërkojmë nga ana juaj që amnistia të prek të gjithë kategoritë e të dënuarve përjashtuar të dënuarit për terrorizëm, ata për dhunë në familje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Peticioni mban firmën e 64 të dënuarve në burgun e Reçit, shumica prej të cilëve nuk përfshihen në amnistinë e paralajmëruar për festat e fundvitit.

Drafti i paraqitur i cili ende nuk është miratuar parashikon amnisti për 900 të burgosur ku përfshihen të dënuarit deri në tre vite që kanë marr vendimin e formës së prerë deri më 30 nëntor 2018, ata që iu ka mbetur edhe dy vite nga dënimi, për femrat mbi 50 vjeç dhe për meshkujt mbi 60 vjeç.

Amnistohen gjithashtu personat të cilët në kohen e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më pak se kaq.

Ndërkohë përjashtohen nga amnistia të dënuarit për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, vepra penale kundër, moralit, dinjitetit, fëmijëve dhe familjes. Po ashtu nuk përfshihen në draftin e amnistisë personat që kanë kryer krime zgjedhor dhe ata të cilët i janë shmangur drejtësisë.

burgu-i-recit-3.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...