Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, i gjejnë me vete libra për "Vorio Epirin"

Diel, 16 December 2018 14:00

Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës.

Ndalimi i tij është bërë pasi Barka mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për “vorio epirin”, ndërsa librat do të futeshin në Universitetin e Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se librat u sekuestruan dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë. Ndërkohë që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos e raportuar as ndalimin e përkohshëm të Barkës dhe as sekuestrimin e librave.

Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar. Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë!/Faxweb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...