Familja britanike ishte në gjumë kur shqiptari i futi makinën në shtëpi (Foto)

Hënë, 17 December 2018 11:13

Craig Collins dhe familja e tij ishin në gjumë, kur E. Prendaj përfundoi me makinën e tij Ford Focus në shtëpinë e tyre në rrugën Leigh, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke tmerruar personat që ndodheshin brenda.

Prendaj, një shqiptar i cili kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, goditi fillimisht dy automjetet e familjes Collins që ndodheshin të parkuara jashtë. Përplasja ishte kaq e fortë sa një prej automjeteve u përplas me shtëpinë. Pjesë tulle e mbetje të tjera ranë fare pak metra larg dhomës ku flinte djali i çiftit Collins.

Duke e përshkruar incidentin si një prej rasteve më të rënda të dhënies së makinës në mënyrë të rrezikshme, gjyqtari Gary Burrell, nga Gjykata e Southmpton e dënoi Prendajn me 12 muaj burg dhe i tha se përballej me deportim nga shteti britanik.

Sipas mediave britanike, oficerët e policisë u vunë në ndjekje të shqiptarit pasi mbrëmjen e 8 Nëntorit dalluan automjetin që drejtohej prej tij teksa lëvizte në mënyrë të rrezikshme. Fillimisht ai hapi krahun kur u sinjalizua nga policia, por teksa oficerët po zbrisnin nga automjeti, ai i dha gaz makinës dhe u largua me shpejtësi.

Efektivët u vunë në ndjekje të tij në autostradë, e gjatë kësaj kohe vunë re që automjeti po nxirrte xixa, që do të thoshte se një pjesë e tij po prekte tokën.

“Oficerët nuk e panë çfarë ndodhi. Ata u kthyen në një kthesë dhe ndryshe nga sa prisnin nuk e panë makinën. Shumë shpejt dalluan makinën e kthyer në anë dhe dy automjetet e tjera që ndodheshin të parkuara jashtë shtëpisë, të cilat ishin të përplasura. Njëra prej dy makinave kishte përfunduar në derë të shtëpisë, ndërsa tjetra në rrethimin e fqinjëve”, tha në gjykatë akuza.

Dëmtimet në shtëpinë e familjes Collins ishin kaq të mëdha sa ata u detyruan të largoheshin për në hotel, ndërsa dëmet e shkaktuara nga shqiptari përllogaritet se kapin vlerën e rreth 40 mijë paundëve.

Avokatja e shqiptarit Prendaj tha se ai kishte pësuar një moment paniku, kur kishte vendosur që t’i ikte policisë. Ai u shpreh i penduar për çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi ndjesë familjes.

Për gjykatësin Burrell mënyra sesi po i jepte makinës Prendaj ishte “çmenduri”. “Mund të kishe vrarë dikë… po i jepje makinës si të ishe i pushtuar”, tha ai.

Përveç dënimit me burg, shqiptarit iu ndalua që t’i japë makinës për të paktën 3 vjet dhe t’i nënshtrohet një testi të gjatë pasi të përfundojë ky afat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...