Miratohet lidhja “T-Mobile-Sprint” – Autoritete janë dakord, por me kusht që të “bllokohet” Huawei

Tuesday, 18 December 2018 14:31

T-Mobile dhe Sprint kanë marrë miratimin për shkrirjen prej 26 miliardë dollarë në dy rishikime të sigurisë kombëtare, duke hequr barrën më të madhe në bashkimin e tyre. Marrëveshja mori pëlqimin e Komisionit të Investimeve të Huaja në SHBA (CFIUS) si dhe miratimin kolektiv nga Departamenti i Drejtësisë, i Mbrojtjes dhe Sigurisë brenda vendit.

Shkrirja e T-Mobile dhe Sprint pritej ta kishte rrugën e hapur sipas Reuters, ndërkohë që pronarët e huaj të kompanive, Deutsche Telekom dhe SoftBank e Japonisë, kishin ofruar se nuk do të përdornin më pajisje Huawei.

Sipas burimeve, zyrtarët amerikanë i kishin bërë presion Deutsche Telekom që të mos përdorte pajisje Huawei dhe kompanitë mendonin se duhet të bindeshin për të fituar miratimin e Komisionit, që drejtohet nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Shumë qeveri në të gjithë botën kanë përjashtuar firmën kineze prej shqetësimeve se mekanizmat që përdor, nxisin spiunimin nga Kina. Ndërsa T-Mobile dhe Sprint nuk përdorin Huawei, Deutsche Telekom dhe SoftBank i përdorin në tregjet e origjinës.

T-Mobile dhe Sprint bënë të ditur se nuk kanë kundërshti ndaj Komisionit Federal të Komunikimeve, pas rishikimit të çështjeve mbi sigurinë kombëtare dhe sigurisë së publikut. Qeveria e SHBA dhe vendet aleate kanë shtuar presione te Huawei prej shqetësimeve se kompania kontrollohet nga shteti kinez dhe pajisjet që prodhon mundësojnë spiunimin nga Kina. Shumë operator telefonik në Europë dhe Australi kanë thënë se do të përjashtojnë firmën kineze nga rrjeti 5G.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...