Banorët e “Astirit” kanë vijuar protestën sot paradite pasi banesat dhe bizneset e tyre do u shemben pasi ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe.
Me parullat “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi”,banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.