Nga Florjan Lila
Qeveria është sot e rrethuar nga populli. Protesta sot ka shtrirje gjeografike nga i gjithë territori. Nga Kukësi, në Himarë, nga unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i ri. Nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Lushnje, nga Elbasani në Sarandë dhe Berat.
Qeveria është sot e armiqësuar e gjithë popullin. Sot në proteste janë të gjitha shtresat e shoqërisë se qeveria i ka dhunuar, i ka mohuar dhe nëpërkëmbur të drejtat. I ka grabitur me taksat, me kontratat për oligarkët, i grabit pronën. Janë studentët, artistët dhe intelektualët, fermerët, biznesi i vogël, të papunët, banorë që u prishen shtëpitë pa shpërblim, që u rrëmbehet prona.
Ky është reagim popullor kundër abuzimeve të pushtetit. Nuk kemi të bëjmë me dështim reformash, nuk kemi të bëjmë me dështim të qeverisjes, por me abuzim të pakontrolluar, me abuzim të shfrenuar të pushtetit. Reagimi është kundër pushtetit të krimit dhe oligarkisë.
Protesta e studentëve rrëzoi përfundimisht fasadën propagandistike të Edi Ramës. Mbas kësaj proteste dhe protestave anembanë vendit është e qartë për këdo që propaganda e Edi Ramës nuk ka më konsumator.
Për këdo është e qartë, Sot, Çdo shqiptar është sot në opozitë me qeverinë.
Protesta e studentëve është protesta e elitës së rinisë që refuzon politikat e qeverisë, që refuzon ligjin e arsimit, që denoncon abuzimin me universitetet që nuk beson se mund të ketë të ardhme me këtë pushtet.
Në protestë është e ardhmja përballë të shkuarës, është rinia përballë pushtetit Kriminal.
Protestat e artistëve, e kuksianëve, e studentëve dhanë një mësim për shoqërinë. Rruga e protestës është rruga për të mbrojtur të drejtat, rruga për të mbrojtur veten përball abuzimit të pushtetit.
Protestat janë frymëzuar dhe nxitur nga PD. Mbështetja e PD ka qenë garancia e vetme për qytetarët. PD ka mbështetur dhe u ka dhënë kurajo dhe zë protestave qytetare që të mbrojnë të drejtat nëpërmjet protestës. Në këtë valë protestash, detyra jonë është: të mbështesim qytetarët; të jemi zëri politik i të drejtave të qytetarëve; t’i prijmë qytetarët në protestë, të jemi garanci dhe shpresë për të ardhmen e qytetarëve. E gjithë Shqipëria është në proteste. Protesta është rruga për të larguar këtë klikën nga pushteti. Të mobilizojmë gjithë anëtarësinë, çdo simpatizant, çdo qytetar për të ecur së bashku në rrugën pa kthim të përballjes. PD ka lindur nga përballja dhe do të përballet për të çliruar Shqipërinë nga oligarkia, nga krimi, nga korrupsioni. TE ENJTEN NE OREN 10:00, TE GJITHE SEBASHKU PERPARA KUVENDIT! Autori është kreu i degës se PD, nr.11 Tirane