Pas disa iniciativave të dështuara për të gjetur përkrahës që do ta ulin në takime me studntë në Tiranë kreu i qeverisë është nisur për në qytetin ku është zgjedhur edhe deputet.
Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që te provoje te diskutoje me studentët në Vlorë, me studentët e Universitetit "Ismail Qemali".
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim, monolog, me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit por edhe i treguan atij se kishte ardhur si klandestin në takimin me ta pasi nuk ishin lajmëruar nga Rektori I Universitetit