Studentët protestues i dërgojnë letër Kuvendit

E Enjte, 20 December 2018 21:06

Studentët protestues i kanë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë disa kërkesa që duan të plotësohen me buxhetin e vitit 2019, të cilat kanë në bazë 8 pikat e parashtruara prej tyre që në fillimet e protestës. Si pikë të parë në këtë letër drejtuar Kuvendit, studentët rendisin kërkesën për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, me qëllim përgjysmimin e tarifës për çdo nivel studimi. Po ashtu studentët kërkojnë përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës në universitete dhe konvikte si edhe transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe publikim të shpenzimeve online.

Një kërkesë tjetër në letrën e studentëve drejtuar Kuvendit është rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për Dekan dhe Rektor si dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik. Gjithashtu studentët protestues kërkojnë rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave dhe teksteve mësimore. Ndër kërkesat e tjera janë pajisja me kartën e studentit, ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane si dhe vlerësimi i performancës së pedagogëve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...