190 të vdekur në aksidente rrugore...në vetëm 11 muaj! Shumica të rinj

Premte, 21 December 2018 12:44

Aksidentet rrugore janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të humbjes se jetës në moshat e reja. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë periudhës janar-nëntor në të gjithë vendin kanë humbur jetën 190 persona nga aksidentet në rrugore.

Në muajin nëntor 2018 numërohen 130 aksidente rrugore nga 177 aksidente të ndodhur në nëntor 2017, duke u ulur me 26,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntor 2018, numri i të aksidentuarve është 171 persona nga 235 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 27,2 %.

 

Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetëmujorin e 2018, është 2.129 duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Nëntor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugoreështë 22 persona nga 20 që ishte një vit me parë. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 190 nga 206 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT në nëntor 2018, aksidentet rrugore, në 75,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Në njëmbëdhjetmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 21,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 10,1 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, së bashku me, Bosnjën dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e  reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.
Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Europë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjerogjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukrania me 13.7.

Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8 kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Europë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.
Rekordin më të keq në botë e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7, sipas grafikëve që janë publikuar nga Euronews dhe i përkasin vitit 2016. /Monitor

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...