Lidhjet e ngushta të kryetares së KLGJ-së me Rilindjen

Premte, 21 December 2018 14:03

Naureda Llagami është zgjedhur në krye të Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit, një institucion përcaktues në zgjedhjen e gjyqtarëve. Në media kanë qarkulluar shumë pak informacione për znj. Llagami, e cila thuhet se ka punuar në Gjykatën e Lartë në pozicion eksperti. Mirëpo duket se lidhjet politike të znj. Llagami në fjalë nuk mungojnë. Madje mundet që ato të jenë një ndër arsyet e këtij “katapultimi”.

Nga një verifikim i bërë nga ResPublica në dokumentacionin zyrtar, rezulton se znj. Llagami ka ushtruar aktivitet tregëtar në fushën e konsulencës juridike. Aktiviteti i saj ka nisur në vitin 2016 kur edhe është bërë regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Historiku i ndryshimeve të statusit të saj tregëtar përfundon në shtator të këtij vit, kur zonja në fjalë ka bërë çregjistrimin. Diçka që duket se parathotë emërimin e saj në detyrën aktuale.

Në nëntor të vitit 2016 znj. Llagami ka aplikuar për heqjen e emrit tregtar “The Partners” nga shoqëria e saj (person fizik). Ndërkohë që emri “The Partners” është përdorur dhe në një firmë këshillimi ligjor e cila drejtohet në ortakëri nga Ajola Xoxe, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Ka edhe një tjetër hollësi që shpjegon disa lidhje politike të zonjës Llagami. Në firmën “The Partners” ka qenë pjesë edhe deputetja Klotilda Ferhati. Në një e-mail të vitit 2015, zonja Ferhati(Bushka) informohet nga Ministria e Financave për një takim zyrtar në emër të firmës “The Partners”. Sipas dokumentacionit shkresor që disponon ResPublica, zonja Bushka po negocionte në emër të firmës në fjalë për interesat e një kompanie që ushtron aktivitet në sektorin financiar e që ka patur probleme serioze në treg.

Këto janë pjesë e aktivitetit profesional të znj. Llagami por duhet thënë se ajo është personi i dytë i "The Partners" që katapultohet në karrierë politike pas Klotilda Ferhatitt. Ndoshta është rastësi, por dyshimi për një lobim është i arsyeshëm në kushtet kur pak gjëra ka të rastësishme në politikë./Respublica

B84BA35F 985D 4CA0 B008 BE1390DE8AED1545396559B84BA35F 985D 4CA0 B008 BE1390DE8AED1545396559B84BA35F 985D 4CA0 B008 BE1390DE8AED1545396559

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 14:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...