Organizatat e të drejtave të njeriut kundër rregullave të Veliajt për Tiranën që parashikojnë gjoba

Premte, 21 December 2018 17:30


Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kritikuan një projektvendim të Këshillit Bashkiak Tiranë që penalizon "lypjen" dhe ndëshkon grafitet, me përjashtim të atyre të autorizuara nga bashkia.

Një numër organizatash të të drejtave të njeriut i bënë thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë sot të mos miratojnë një projektvendim që mes të tjerash, nxjerr të paligjshme lypjen në rrugët e Tiranës, ndëshkon grafitet (me përjashtim të atyre të autorizuara nga bashkia) apo ndalon vendosjen e tabelave, pankartave apo banderolave pa leje si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Sipas projektvendimit, i cili po diskutohet sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndalohet “Kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor”. Shkelësit, pra lypësit, mund të dënohen nga Policia Bashkiake me gjoba nga 2 mijë në 10 mijë lekë.

Gjithashtu, projektvendimi i ngarkon Policisë Bashkiake të drejtën për të gjykuar ato që bashkia i konsideron si “banderola dhe thirrjeve me përmbajtje fyese apo denigruese” gjatë veprimtarive të ndryshme, përfshirë protestat si dhe dënimit të tyre me 1 mijë deri në 20 mijë lekë gjobë.

Projektvendimi arsyeton se për të vendosur tabela, pankarta apo banderola “pa leje” është një veprim i dënueshëm.

“Sipas këtij projektvendimi konsiderohen si kundravajtje që cënojnë moralin publik në të njëjtën mënyrë kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor, si: Urinimi, defekimi apo të pështyrja në mjedise publike,” thuhet në deklaratën e organizatave të të drejtave.

“Një person që kërkon lëmoshë në rrugë për të mbijetuar, e cënon njëlloj moralin publik në qytetin e Tiranës si një person që tall dhe fyen një të moshuar apo një person me aftësi të kufizuara, apo që urinon në ambiente publike. Këta persona janë njëlloj kundravajtës dhe gjobiten njëlloj. Pyetja që shtrojmë është: Si cënohet morali publik nga një person që kërkon lëmoshë?”, vijon më tej deklarata.

Organizatat shprehen veçanërisht të shqetësuara për disa aspekte të projektvendimit që duket se shënjestrojnë lirinë e shprehjes, duke konsideruar si të dënueshme “mbajtjen e banderolave fyese” apo duke dënuar grafitet.

“Cënimi nëpërmjet bërjes së grafiteve ose shkrimeve, ndotjes me substanca të ndryshme apo me gërvishtja e ndërtesave private e publike apo objekteve të tjera publike, përveç rasteve kur kryhet në kuadër të veprimtarive artistike dhe me miratimin e strukturës përgjegjëse,” shkruhet në vendim.

“Si e cënon sigurinë publike “bërja e grafiteve ose shkrimeve”? Gjykojmë se ky aspekt i nenit është i disproporcional dhe kufizon lirinë e shprehjes,” thonë organizatat e të drejtave të njeriut, duke i kërkuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak rrëzimin e projektvendimit.

Organizatat deklarojnë se nene të ndryshme të projektvendimit përbëjnë “masa diskriminuese” ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, përfshirë romët e egjiptianët si dhe të varfrit.

Organizatat që kanë nënshkruar peticionin janë: Qendra T’Reja, Levizja Rinore Egjiptiane Rome, Civil Rights Defenders, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra për Arsim Cilësor, Shërbimi Ligjor Falas Tirane – TLAS, Res Publica, Rromano Kham, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri-AWEN.

Link: Deklarata

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...