Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar deklaratë mbi telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Në këtë deklaratë, Departamenti shtetit thotë “Sekretari i shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.
“Me këtë vendim -vijon deklarata e DASH- Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të Evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përçojnë një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë”.
Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.