Mafia ballkanike në luftë të egër për kokainën!

Saturday, 22 December 2018 13:29

Klanet mafioz të Ballkanit e kanë zhvendosur luftën mes tyre, edhe në një qytet të paqtë si Vjena. Dy ditë më parë një ekzekutim tipik mafioz  tronditi kryeqytetin austriak. Për aq sa ka zbardhur media vendëse bëhet fjalë për tre ballkanas, të cilët  u takuan në qendër të Vjenës të cilët sikur të ishin miq “të mirë” hëngrën drekë në restorantin e famshëm , “Zum figlmueller”, i cili gjendet në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët e shumtë. Por menjëherë sa është bërë pagesa e drekës së shtrenjtë dhe të tre personat dolën nga lokali, njëri prej tyre ka nxjerr një pistoletë dhe  i ka qëlluar në kokë, dy të tjerët.

Njëri prej tyre vdiq në vend, kurse tjetri ende po lufton me vdekjen në një spital të kryeqytetit austriak. Kjo vrasje ka shokuar austriakët, sepse ekzekutime mafioze në publik dhe të realizuar në mënyrë kaq të egër, nuk janë të shpeshta veçanërisht për veniezët. Mediat shkruajnë se policia ende nuk ka dhënë një emër të autorit të krimit, por dihet se viktima është Vladimir Roganoviç. Një dëshmitar brenda lokalit të njohur tha për hetuesit, se ata flisnin një gjuhë sllave.

Por sipas mediave serbe, viktima është anëtar i klanit mafioz Kavaçki nga Mali i Zi. Kurse i plagosuri rëndë është indentifikuar si 22-vjeçari Stefan. V, nga Nikshiçi.

Policia tashmë si pistë të vetme për këtë ngjarje të rëndë, ka atë të një seriali atentatesh si pasojë e një përplasje të përgjakshme të mafies ballkanike, e cila veçanërisht gjatë këtyre  4 viteve të fundit ka prodhuar shumë viktima.

Bëhet fjalë për dy organizata të fuqishme kriminale që dikur bashkëpunonin ngushtë; Kavaçki dhe Skaljarski, të cilat i kanë marrë këta emra, sipas lagjeve të qytetit të Kotorrit në Malin e Zi.

Mediat thonë se veprimtaria e tyre kryesore është  trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Ballkanit dhe më pas, shpërndarja në vendet e Europës Perëndimore. Përplasja dhe lufta e egër mes dy klaneve ka nisur në fund të vitit 2014, kur “u zhdukën”  200 kg kokainë që vinin nga Amerika e Jugut.

Lufta mes këtyre 2 organizatave kriminale ka lënë pas në katër vite, më shumë se 40 persona të vrarë dhe shumë të plagosur e të zhdukur pa asnjë gjurmë. Atentate, shpërthime me bomba dhe përplasje të armatosura janë shënuar kryesisht në Beograd dhe Valencia. Por tani larja e hesapeve ka mbërritur edhe në një nga kryeqytetet më të sigurt dhe të qetë në Europë, në Vjenë të Austrisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...