Shefi i policisë së burgut të Peqinit, Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra. Kryekomisari është shkarkuar para tre ditësh, pasi dyshohet se i bënte favore të burgosurve kundrejt shpërblimeve.
Në vendin e tij është emëruar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.