Festat, zbuloni cili është gatimi shqiptar që njohin të huajt?

Tuesday, 25 December 2018 14:33

Nuk ka asgjë më magjike se sa kalimi i sezonit të festave të rrethuar nga moti i ftohtë, dritat festive dhe aroma e gështenjave apo ëmbëlsirave që piqen. Nuk ka dyshim se tregjet evropiane të Krishtlindjeve janë destinacionet kryesore në botë dhe duke marrë këtë në konsideratë, Portali i njohur i preferencave ushqimore Taste Atlas jep një përshkrim të ëmbëlsirave të Krishtlindjeve në të gjitha shtetet europiane.

Sipas hartës, Shqipëria njihet për byrekun me kungull në këtë sezon festash. Një tjetër alternativë që listohet më poshtë është edhe bakllavaja e famshme, por që më tepër i atribuohet kulturës turke të gastronomisë.

Italia fqinje ofron më tepër alternativa: ‘pandoro’, ‘torrone’, ‘struffoli’ dhe ‘cuçidati’ janë gatimet që ju presin n.q.s dëshironi të udhëtoni në Itali në pragfestash. Franca mburret me panetonen e famshme, ndonëse një pjesë e mirë e italianëve krenohen me të. Një tjetër pjatë e ëmbël e tyre është ‘bredele’, ‘buche de noel’ dhe ‘guinette’.

Taste Atlas shpjegon më tej në Ballkan, se në Serbi ‘slatka cesnica’ ju pret në tryezën e shtruar për festa, ndërsa në Kroaci ‘paprenjaci’ dhe ‘fritule’.
Më tej, Gjermania jep disa alternativa si ‘stollen’, ‘boukete’ dhe ‘engelsaugen’.

Ndërsa në një artikull të mëparshëm për pjatat kryesore në të gjithë Europën, Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës, bazuar në kërkimet e motorit të Google. Sipas saj, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’. Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’. Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...