Panariti: Kërkesat e studentëve janë minimaliste, buxheti për bujqësinë, mjeran!

Tuesday, 25 December 2018 15:58

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke nisur që nga çështja e nxehtë e protestës së studentëve. I ftuar në emisionin “7pa5” në televizionin “Vizion Plus”, Panariti u shpreh se kërkesat e tyre janë minimaliste, duke theksuar se qeveria humbi shansin për të rishqyrtuar buxhetin e shtetit dhe për t’u dhënë përgjigje këtyre kërkesave.

“Në rast se do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse por edhe nëpërmjet në proteste qytetare dhe të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë parlamentit, ato janë kërkesa minimaliste. Kërkesa minimale që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të cilat janë penalizuese në raport me te ardhurat që familjet e tyre dhe ata personalisht kanë. Ka të bëjë me buxhetin për arsimin e larta, që është më pak se gjysma e asaj që është premtuar në programin qeveritar. Dhe kushtet mjerane në konvikte në salla studimi, por edhe një sërë kërkesash të tjera, që duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi. Pati një mundësi të arta qeveria për të bashkuar votat me opozitën dhe për të bërë ndryshime në buxhet sepse Presidenti i Republikës e ktheu buxhetin për të gjetur një shteg shfryrjeje për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Mund të ishim ulur, të diskutonim dhe sigurisht do të gjendeshin ato fonde nëse do të kishte vullnet. Mjaftonte të anulonim 2-3 kontrata që kanë impakt shumë më të ulët në cilësinë e përmirësimit të jetës apo në zhvillimin e vendit në raport me kërkesat legjitime të studentëve dhe ja ku gjendeshin paratë dhe studentët plotësonin ato kërkesa bazë e minimale, të cilat i artikulojnë sot e kësaj dite me shumë këmbëngulje dhe do të vazhdojnë t’i artikulojnë edhe në janar. Kur ne dëgjojmë që për një kilometër rrugë Thumanë-Kashar janë gati t’i jepen një koncesionari për një vlerë prej 20 milionë euro, mendoni se sa modeste janë kërkesat e studentëve për pak para më shumë për përmirësimin e strukturës së sallave të studimit, konvikteve, etj.”, - shtoi Panairiti, i cili shprehur keqardhjen edhe për buxhetin për bujqësinë dhe mundësinë e humbur për të thithur nga qeveria shqiptare fonde nga Bashkimi Europian për bujqësinë.

“Buxheti për bujqësinë është buxhet mjeran. T’i japësh 20 milionë euro sektorit të vetëm prodhues i mirëfilltë i vendit, që prodhon, punon, eksporton dhe që sot e kësaj dite mban afër gjysmën e popullsisë së Shqipërisë, do të thotë praktikisht të tallesh me të dhe bujqësinë ta lësh në nivelin e mbijetesës dhe të mos jetë konkurruese. Ndërkohë, jemi vonë edhe në çështjen e thithjes së fondeve të BE-së.

Ky vit u mbyll, thirrja u hap me shumë vonesë, sepse u çedua rëndë në disa kritere që BE kishte vendosur për të disbursuar këto fonde e që kishin të bënin me personelin që duhet të ketë agjencia e pagesave, personel minimal në trupë njerëzish për të bërë ato përpunimin e aplikimeve, interpretimin dhe shpalljen e fituesve. Por sa herë që vjen pushteti, largohen njerëzit për t’u futur të tjerë dhe natyrisht BE këtë nuk e pranoi dhe kjo e futi gjithë procesin në një ngërç. Praktikisht një vit është humbur dhe nuk janë pak ato para. Unë pata fatin e mirë që ta firmosja atë marrëveshje kur isha Ministër i Bujqësisë me Bashkimin Europian, dhe u firmosën jo pak por 92 milionë euro që do t’i vihen në dispozicion bujqësisë shqiptare deri në vitin 2020.

Pra është një mundësi e artë, e mirë, që fermerët shqiptarë të përfitojnë grante të dhuruar nga BE për prodhim primar, për agro-përpunim, për agro-turizëm, etj., por edhe këtu po lëvizin me shpejtësinë e breshkës”, - tha ndër të tjera Panariti.

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...