Ramës e Ahmetajt i mungojnë 94 milionë euro nga plani për 11 mujorin

E mërkurë, 26 December 2018 21:34

Të ardhurat totale për periudhën Janar-Nëntor 2018, u realizuan në vlerën 407.4 miliardë lekë, me rritje 4.3% ose 17 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim kundrejt planit të periudhës në masën 97%, sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, plani i fillim vitit parashikonte që për 11 mujorin të mblidheshin 419 miliardë lekë, pra me një diferencë mosrealizimi prej 11.7 miliardë lekësh, ose rreth 94 milionë euro. Financat kanë deklaruar se shkak për këtë mosrealizim plani në pjesën më të madhe është zhvlerësimi i euros, që ul automatikisht të arhdurat nga dogana.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, nga totali i të ardhurave, të ardhurat e arkëtuara nga “tatimet dhe doganat” (përfshirë kontributet e mbledhura nga D.P.T) për 11-mujorin 2018, janë 358.3 miliardë lekë, me rritje 4.7% ose 16.2 miliardë lekë më shumë se 11 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 98.3%.

Të ardhurat nga “Taksa Doganore” janë realizuar në vlerën 5.6 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 90%.

Të ardhurat nga “Akciza” janë realizuar në vlerën 40.8 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 91.5%. Ndikim ka pasur “Karburanti” (import+prodhim vendas), që rezultoi rreth 542,280 ton, me një rritje prej 29,014 ton ose +6% krahasuar me 11-mujorin e vitit 2017. Gjithashtu performancë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i “birrës” +0.5%; importi i “duhanit” +14%; import i “kafes” +7%; importi i “vajit lubrifikant” +10%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 11 ton në 20 ton të deklaruara në periudhën Janar-Nëntor 2018.

Të ardhurat nga “Renta Minerare” në eksport janë realizuar në vlerën 2.5 miliardë lekë, me rritje 17.5% ose 370 milionë lekë më shumë krahasuar me 11-mujorin e vitit 2017. Krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar dhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 298 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 103 mijë ton dhe me 395 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sjellë rritje të rentës për njësi nga 2.89 lekë/kg në 3.62 lekë/kg. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 74 milionë lekë për shkak të rënies së sasisë së eksportuar, me rreth 189 mijë ton si dhe janë ulur me 253 milionë lekë, për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 130.8 miliardë lekë, me rritje 3.9% ose 4.9 miliardë lekë më shumë se 11-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98% të planit. Karburanti import mbuloi rreth 85% të konsumit gjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2018 krahasuar me 70% që ishte ky tregues vitin e kaluar. Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja (EURO dhe USD) kundrejtë monedhës vendase, ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave. Janë rimbursuar rreth 12.7 miliardë lekë, 2% më shumë se 11-mujori i vitit 2017.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 30.2 miliardë lekë, me rritje 9.2% ose 2.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim në masën 100.3% të planit.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” janë realizuar në vlerën 33.7 miliardë lekë, me rritje 14.2% ose 4.2 miliardë lekë më shumë se 11-mujori i vitit 2017 dhe +0.7% ose 217 milionë lekë më shumë krahasuar me planin. Krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, kjo si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktiv krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu edhe të ardhurat nga dividendi kanë shënuar rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëri “Taksat Kombëtare” janë realizuar në vlerën 33 miliardë lekë, 1% ose 300 milionë lekë më shumë se plani.

Të ardhurat nga “Kontributet e D.P.T-së” janë realizuar në vlerën 81.8 miliardë lekë, me rritje 7.7% ose 5.8 miliardë lekë më shumë se 11 mujori i vitit 2017 dhe 0.7% ose 571 milionë lekë më shumë se plani. Rezultati i lartë me rritje të qëndrueshme buron kryesisht nga situata pozitive ekonomike dhe rritja si rrjedhojë e numrit të të punësuarve.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e njëmbëdhjetë të vitit 2018, arritën në 408.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 93.5 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 1.9 përqind më i lartë ose rreth 7.7 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente për periudhën 11 mujore të vitit 2018 rezultuan në rreth 351 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.3 përqind më i lartë ose rreth 7.9 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për muajin e njëmbëdhjetë të vitit 2018 paraqesin një realizim në masën rreth 57.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 12 përqind më i lartë ose rreth 6.15 miliard lekë më shumë.

Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...