Pas ceremonisë së dhurimit të disa ambulancave të reja për Ministrinë e Shëndetësisë, ka reaguar edhe deputeti i PD dhe ish-ministri i Shëndetësisë, z. Tritan Shehui, i cili, në rrjetin social facebook, ka thënë se kjo ceremoni nuk e shpëton dot dështimin e plotë të shëndetësisë, e cila është zhytur në një “kënetë afrikane” nga Rilindja. Ja postimi i plotë i T.Shehut:
“Te tilla “ceremoni” tragjiko-komike si kjo e sotmja per autombulacat i shkojne per shtat vetem vendeve te Afrikes Qendrore.
A mundet Kryeministri i nje vendi europian te krenohet keshtu me pompozitet vetem sepse jane importuar disa autombulanca?!
Thuhet qe kane ardhur 36 cope, ne fakt u pane nja 10 te tilla, kur me buje ishin premtuar 100.
Askush nuk demostron dhe as shpjegon gjithashtu cfare niveli transporti mund te sigurojne keto, duke u bazuar ne pajisjet qe duhet te kene.
Por pavaresisht nga keto, importi i disa autombulancave nuk mund te perbeje nje eveniment kryeministerial per shendetesine tone, qe eshte ne kastrofe te plote.
Nuk nxirret keshtu sistemi yne nga “Keneta Afrikane” ku e ka katandisur kjo Rilindje.”