Nëna e moshuar që nuk rresht së qari për të birin, shqiptarët i plotësojnë amanetin

Premte, 28 December 2018 21:03

Jetojnë në një shtëpi të ngritur me baltë dhe që mbahet në këmbë nga gëlqerja që një grua e moshuar, 75-vjeçare hedh mbi të që ta mbajë sa më gjatë në këmbë.

Kjo është historia e familjes Hasani e cila jeton në fshatin Çerven të Fierit. 

Në familjen e tyre jeton Admir Hasani, 45 vjeçar. Fati ka qenë i hidhur për Admirin. 

 

Për shkak të temperaturës së lartë në moshën 7 vjeçare, ai nisi të humbte shikimin. Familja bëri çmos duke e vizituar dhe në mjekë të huaj, por shpresat u shuan me kalimin e kohës. 

Admiri jeton prej thuajse 40 vitesh në errësirë, por sjellja dhe humori i tij janë ndryshe. Një njeri i buzëqeshur dhe i sjellshëm, që gëzon respektin e të gjithë fshatit.

Admiri: Në moshën 7 vjeçare kalova një temperaturë shumë të lartë... 6 ditë me 40 e 41 gradë  dhe gradualisht humba shikimin.

Pak vite më parë fatkeqësisht vdiq dhe heroi i Admirit, babai i tij... njeriu që i kish qëndruar për dekada me rradhë në këmbë dhe në shërbim. Ajo që ka mbetur në shtëpinë e familjes Hasani është tashmë nëna e tij dhe motrat. Nënë Sabushja është 76 vjeçe dhe ka ende forcë për të ecur përpara. 

Nuk e bën për veten dhe këtë e pranon me gojën e saj. Çfarë i ka mbetur forcë ja dedikon të birit të verbër. Nuk i pushojnë lotët kur flet për të.

Nëna e Admirit,  Sabushja: Me atë kam hequr vuajtjet, me atë i kam të gjitha vuajtjet... Djali mësonte ishte me nota të mira. Mësuesja na tha djali nuk të shikon. U detyrua djali të ndërpresi  shkollën. I ka mbetur peng gjithë jetën që nuk e vazhdoi shkollën. Sikur një gjysmë syri të më vijë më thotë do bëja mrekullinë

Dhurata është motra e vogël e Admirit:  Jetën time ia kam kushtuar sot vëllait dhe nënës sime. Ky është premtimi im. Asnjëherë nuk do i lë vetëm. 

Vetë Admiri nuk kërkon asgjë. Por një peng e ka në jetë. Vëllai i tij i vogël Fredi prej vitesh tashmë nuk komunikon me familjen.

Admiri: Historia e Fredit më ka lënduar shumë se ka disa vite i larguar nga gjiri familjar. Pasi kreu shërbimin ushtarak, krijoi familje më pas emigroi jashtë. Nuk para kujtohej se në fshat kishte lënë prindërit e tij. Nuk vinte, i rëndonte prindërit. Kam dashur ta kisha pranë, ka shumë vite që nuk komunikoj me të. Me lutje i thoja të kthehej me vajzën që ta takonte  nëna. Thjesht dua që të kthehet të takojë mamanë sa është gjallë.  Kur e marr në telefon ma mbyll telefonin. Madje kur ndërroi jetë babi, ai nuk u kthye për varrimin.

Kam ndjerë një boshllëk. Të mos vish ditën e fundit kur përcillet njeriu më i afër është e paimagjinueshme. Dëshira ime është që ai të kthehet” thotë Admiri. 

Nënë Sabushja: Djali nuk flet 12 vjet është ne Greqi, më la me halle të mëdha. Nuk pyet ai djalë kur vë kokën në jastëk që ka lënë  nënën, vëllain që nuk shikon  dhe motrën. Nuk mendon për ne? Më qan zemra për të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...