Rrëqeth nëna e shqiptares së vrarë: S’e shihja prej 12 vitesh!

E Enjte, 03 Janar 2019 19:53

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat, është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Angjelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj.

Vajza më shumë fliste me të motrën,Klean,që edhe pse ishte vajza e burrit me të cilin u martua nëna pas ndarjes me Alekon,Angjelina e kishte rritur vete. “BalkanWeb” ka siguruar edhe mesazhin e fundit që i ka dërguar Angjelina familjes së saj në Berat. Ajo ka shkëmbyer mesazhe me Klean, motrën e saj, dy ditë më parë në “Messanger” teksa Angjelina uronte nënën dhe familjen e saj për Vitin e Ri.

Nëna e vajzës,Xhezmije Hoxhallari pohon se nuk ka qënë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie. Ajo tregon se, ish-bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe mjaft xheloz dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes së tyre.

Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

Duke folur për mbesën e tij dhe për lidhjen e motrës me Alekon kur ishin ende të martuar, edhe daja e vajzës, Novruz Stoçeni kërkon ardhjen e kufomës së mbesë në shtëpinë ku u lind dhe u rrit dhe dënimin maksimal për babain e saj vrasës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...