Keni makinë me xhama të zinj?! Policia sërish në aksion

Diel, 06 Janar 2019 10:43

Makinat me xhama të zinj herë pas here kanë qenë objekt i aksioneve të Policisë, të konsideruara si problematike, kryesisht për personat në kërkim, apo me precedentë penalë. Kjo ka qenë arsyeja që thuajse çdo vit, Policia Rrugore ka vënë në zbatim plane masash, që synonin automjetet me xhama të errësuar, që në shumë raste jo vetëm janë ndëshkuar me masa administrative, por edhe janë bllokuar. Bllokimi në shumicën e rasteve është kryer për t’u dhënë kohë organeve kompetente, që të provojnë nëse mjetet janë prodhuar me xhama të tillë, apo janë errësuar në servise. Paralajmërimi për një aksion që pritet të nisë nga e hëna, është dhënë së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas kësaj Drejtorie, nga data 7 janar do u ndalohet çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë. Madje, në njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, saktësohet se nuk do të “falet” askush, as shefat, as VIP-at, as “të fortët”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...