Astrologët thonë që do të jetë një vit shumë interesant. Juve ju mbetet të zbuloni se çfarë planifikon Zodiaku…5c2b4c4d0e4938df688b457f-780x439
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna:
Vitin e ri 2019 do ta filloni me plot forcë dhe motivacione. Autoriteti juaj dhe shpirti garues do të dalin në pah dhe do të jeni të zellshëm dhe të angazhuar rreth marrjes së pozicioneve më të mira në punën tuaj.
Më shumë mund dhe sfida ju presin lidhur me punët e mëdha dhe afatgjata. Në vështirësi do të hasni në marrëdhënie me kolegët e vjetër, si edhe në punët që kanë të bëjnë me industrinë dhe ndërtimtarinë.
Gjatë marsit është e nevojshme të kujdeseni nga kurthet që i sjell konkurrenca, si edhe nga intrigat me të cilat do të shërbehen armiqtë tuaj të fshehtë, të cilët dëshirojnë t’ju komprometojnë dhe të marrin pozitën tuaj.
Deri në fund të majit do të ketë më shumë në lëvizje dhe do të mbani takime të shpeshta ku do t’i prezantoni projektet tuaja. Sukses do të keni në negociata dhe në fushat e tregtisë dhe komunikacionit. Me eprorët do të keni mospajtime.
Nga korriku deri në shtator do të keni suksese në fushën e shërbimeve, ndërsa tetori do t’ju sjellë vështirësi në marrëdhëniet me partnerët afaristë. Deri në fund të vitit do të keni sukses ta realizoni një qëllim tuajin të rëndësishëm.
Tremujori i parë i vitit 2019 do të kërkojë nga ju më shumë durim dhe kalkulim të hollësishëm, në mënyrë që të mund të realizoni fitimin e pritur. Investime të mëdha do të jenë të domosdoshme kur është fjala për zhvillimin e projekteve ambicioze.
Nga prilli do të keni periudhë më të volitshme për përmirësimin e situatës financiare. Ndjenja juaj për investime fitimprurëse do të jetë e sforcuar. Fitimi do t’ju vijë me ndihmën e shkathtësive tuaja punuese, mirëpo në pjesën më të madhe edhe falë zhdërvjelltësisë suaj.
Nga mesi i vitit do t’ju pengojnë rrethanat të cilat do t’ju çojnë në vonesa të afateve të rëndësishme, që do të zvogëlojnë derdhjen e mjeteve në llogarinë tuaj.
Gjatë shtatorit dhe tetorit do të arrini ta përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të realizoni gjendje të qëndrueshme financiare, të cilat deri në fund të vitit do të jenë në rritje.
Deshtë e papunësuar gjasa më të shumta për punësim të ri do të kenë në fillim të vitit, ndërkaq më vonë sërish në shtator. Në fushën e shërbimeve dhe në menaxhment do ta keni të lehtë që të punësoheni.
Shëndeti:
Shëndeti juaj në tremujorin e parë të vitit do të jetë në formë të shkëlqyeshme. Do t’ju bëjë mirë që të lëvizni më shumë dhe të jeni fizikisht aktiv. Kjo do t’jua forcojë imunitetin në ditët e dimrit.
Gjatë marsit do të keni shëndet të ndryshueshëm dhe do të keni ftohje, pengesa me qarkullimin e gjakut dhe me hormonet, mirëpo deri në fund të majit sërish do të jeni në formë të mirë falë ushqimit të drejtë.
Gjatë periudhës së verës është e nevojshme të ruheni nga rrezet e forta të diellit. Janë të mundshme pengesat me oscilimin e qarkullimit të gjakut.
Nga shtatori deri në fund të tetorit do të jeni sërish plot energji dhe shpesh në lëvizje në përpjekje që të përmirësoni kondicionin.
Nëntori dhe dhjetori ju krijojnë kushte të volitshme për detoksikimin e organizmit, për dietë dhe për përmirësim të ushqimit.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Do t’i ofroni më shumë përkrahje dhe kujdes personit të dashur në fillim të vitit. Do t’ju ofrohet mundësia që të realizoni bashkërisht një qëllim të rëndësishëm. Do t’ju bëjnë mirë më shumë takime dhe shoqërime me miqtë e përbashkët.
Gjatë pranverës do të hasni në telashe për shkak të fshehjes së disa fakteve. Partnerit tuaj deri në fund të vitit do t’i nevojitet mbështetje.
Kultivoni besimin. Do të kënaqeni në argëtime dhe biseda të këndshme me partnerin gjatë periudhës verore, kur do të mund të shkoni më shpesh bashkërisht në piknikë, si edhe në një pushim më të gjatë. Më shumë kohë do t’i përkushtoni familjes suaj.
Nga mesi i shtatorit deri në fund të vitit do të gjeni më shumë kohë për momente të përbashkëta intime. Personit të dashur do t’i ofroni më shumë butësi dhe ndjenja të sinqerta.
Nëse jeni të lirë: Do t’ju interesojnë aventurat kalimtare në fillim të vitit, të cilat do të jenë të këndshme, të zjarrta por të shkurtra.
Në fillim të pranverës do të njihni një person i cili do t’ju tërheqë vëmendjen me paraqitjen e tij, por edhe me cilësitë personale dhe do të dëshironi diçka më shumë se aventura sipërfaqësore dhe kalimtare. Do të zbuloni që simpatia juaj vështirë hapet dhe do të detyroheni të angazhoheni mirë.
Pas shumë muaj takimesh do të keni shansin të filloni të lidheni. Vetëm në periudhën e vjeshtës do të jeni të sigurt se a ju përshtatet partneri.
Deshtë pak më të vjetër më shumë do të përpiqen të realizojnë lidhje serioze mirëpo nuk do të kenë sukses deri nga mesi i vitit.
Vetëm nga gushti do të kenë rastin më të mirë. Fjala është për personin me shpirt aventurieri me mjaft entuziazëm që të jeni çift i lumtur.
DEMI (21.04 – 21.05)
Puna:
Fillimi i vitit 2019 do t’ju sjellë situatë të ndryshueshme në sferën e parave, prandaj do të merrni masa që t’i përmirësoni rrjedhat e parave, qarkullimin e pagesave dhe në përgjithësi gjendjen tuaj financiare.
Në qasjen ndaj detyrave të punës do të jeni sistematik dhe më shumë mund do të investoni në zhvillimin e punëve afatgjata. Do të keni sukses të merrni mbështetje e cila do t’jua mundësojë sigurimin më të lehtë të mjeteve të domosdoshme.
Marsi do t’ju jetë i volitshëm për inicimin e projekteve të reja afariste. Do të keni ide të reja të cilat me kujdes do t’i përpunoni para se të filloni t’i zbatoni në vepër. Do të provoni një metodë të re pune, e cila do të tregohet shumë e suksesshme dhe do t’ju sjellë sukses më të mirë seç keni pritur.
Gjatë prillit të keni ndjenjë më të mirë për punë ekipore dhe për bashkëpunim, kur edhe do të zgjeroni bashkëpunimin dhe do të jeni më shumë të angazhuar në sferën shoqërore. Përkrahje do të merrni nga personat të cilët janë në pozita dhe do t’ju jepet shansi që të përparoni.
Deri në mesin e vitit do të arrini të inicioni një projekt të cilin e keni përgatitur në fshehtësi i cili do t’ju sjellë përparësi mbi konkurrencën.
Nga qershori do të arrini të shtoni fitimin dhe me sukses do t’i realizoni punët e reja. Mesin e verës mund ta shfrytëzoni për pushim, sepse paraprakisht do të arrini që në afat t’i përfundoni detyrat me prioritet.
Nga mesi i shtatorit do të keni më shumë sukses në fushën e shërbimeve, sepse do të keni ndjenjë të mirë për nevoja të klientëve dhe të opinionit. Kujdes në marrëdhëniet me partnerët afaristë gjatë tetorit, sepse në atë relacion do të ketë konflikte interesi. Është e mundshme ndërprerja e një bashkëpunimi. Nuk është kjo periudha e volitshme për lidhje të kontratave të reja.
Nëntori dhe dhjetori do t’ju jenë të përshtatshëm për zgjidhjen e obligimeve të mbetura financiare, mirëpo falë ndjenjës së mirë për investime do të keni sukses ta përmirësoni profitin tuaj dhe t’i siguroni vetes përparim në karrierë.
Në sferën financiare viti 2019 do t’ju jetë i suksesshëm. Demat e papunësuar gjasa më të mëdha për punësim tëri do të kenë në sferat e industrisë, inxhinierisë, teknologjisë IT dhe dizajnit, si edhe në sferën e shërbimeve, posaçërisht gjatë majit dhe shtatorit.
Shëndeti
Fillimi i vitit do t’ju sjellë shëndet të ndryshueshëm, i cili do të çrregullojë disbalancën hormonale, qarkullim të vështirësuar të gjakut, pengesa të mundshme në zgjerim të venave. Deri në pranverë pason ngritja e imunitetit dhe shëndeti më qëndrueshëm.
Gjatë majit dhe qershorit do të keni kondicion të shkëlqyeshëm. Do t’ju bëjë mirë të shkoni në piknik dhe të praktikoni aktivitete fizike në natyrë në ajër të pastër.
Pjesa e dytë e vitit do t’ju jetë relativisht e volitshme, pos periudhës nga gjysma e gushtit deri në fillim të tetorit kur janë të mundshme pengesa në metabolizëm dhe oscilime të qarkullimit të gjakut.
Në atë periudhë praktikoni ushqim të shëndetshëm dhe të drejtë me konsumim më të madh të pemëve dhe perimeve, kalciumit, magnezit dhe vitaminave. Pini më shumë lëngje dhe ulni konsumimin e ëmbëlsirave.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit do t’ju sjellë brenga dhe dyshime. Partneri do të jetë i tërhequr dhe misterioz. Më vonë do t’jua pranojë që ka bërë disa veprime të këqija financiare, prandaj do t’i zgjidhni mospajtimet.
Nga mesi i shkurtit deri në mesin e majit do të merreni vesh mirë dhe do të planifikoni angazhime të përbashkëta. Njëri-tjetrit do t’i ofroni kujdes të plotë, butësi dhe emocione të sinqerta.
Mesi i vitit do t’ju sjellë vështirësi në komunikim, mospajtime dhe disharmoni në marrëdhënie. Vetëm nga mesi i gushtit do të arrini që të pajtoheni me personin e dashur.
Nga shtatori deri në fund të vitit ju presin më shumë argëtime dhe aktivitete të përbashkëta. Do t’ju bëjnë mirë takimet, manifestimet shoqërore, koncertet, restorantet. Megjithatë, më së shumti do t’i doni momentet e përbashkëta intime.
Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin me dukje të mirë të jashtme, mirëpo më shumë rëndësi do të dëshironi që partneri juaj i ardhshëm të ketë cilësi të brendshme personale. Në tremujorin e parë të vitit nuk do të keni sukses të njihni personin i cili do t’ju joshë.
Nga mesi i pranverës do të njihni dikë i cili posedon shumicën e cilësive dhe do të lërë mbresa me shfaqjen e vet. Në fillim do t’ju duket që simpatia juaj nuk po ju vëren, mirëpo pas disa muajve të njohjes do të filloni më shpesh të takoheni dhe të dilni bashkë. Shpejt do të filloni lidhjen.
Demat pak më të vjetër do të jenë të pavendosur midis personit me të cilin një kohë të gjatë janë të dashuruar dhe dikujt të cilin rastësisht do ta njohin nëpërmjet aktiviteteve afariste. Do të vendosni për personin i cili do t’jua bëjë qartë me dije që i jeni joshës, pra ai është personi tjetër.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna:
Fillimi i vitit 2019 ju sjell kurthe të fshehta në dukje të parë kontrata të volitshme dhe fitimprurëse dhe partneritet afarist që mund t’ju joshë që të lidhni kontratë pa u menduar mirë, pa shqyrtim të hollësishëm paraprak të të gjitha hollësive të përmendura. Më vonë kjo mund të paraqesë pengesë dhe mund t’ju sjellë obligime të mëdha, por edhe shumë më pak fitime, madje edhe mundësi që të humbni. Kjo nuk është e favorshme për karrierën tuaj dhe prandaj mos u ngutni.
Në planin publik do të veproni sikur të jetë popullariteti juaj në ngritje, mirëpo kjo mund të jetë afatshkurtër dhe mund të ndodhë rënie nga pozita për shkak të parashikimeve të paqarta të fakteve të rëndësishme apo veprimeve tuaja të gabuara. Do të jeni të prirë për iluzione.
Nga prilli do të mblidhni mjaft resurse që të mund të filloni një luftë me konkurrencën dhe pengesat, si edhe do të zgjidhni vështirësitë në tremujorin e parë.
Ju presin ngritje dhe suksese deri në fund të qershorit. Korriku ju është i përshtatshëm për pushim. Deri në fund të gushtit do të hasni në vështirësi në negociatat rreth projekteve të rëndësishme dhe në pengesa nëse merreni me sferat e tregtisë, komunikimit dhe komunikacionit. Shtatori do t’ju jetë i suksesshëm në ndërmarrjet kreative.
Gjatë tetorit do të realizoni sukses në fushën e shërbimeve afariste, siç janë shërbimet e mallit të magazinuar dhe riciklimit. Do të keni sukses nëse merreni me punë në shëndetësi, mjekësi, higjienë dhe në tregti me produkte kimike për amvisëri dhe industri.
Nëntori do t’ju sjellë pengesa për shkak të rrethanave të pavolitshme, prandaj duhet të orientoheni në detyrat e mbetura të punës. Në fushën e parave do t’ju jenë të volitshëm prilli, maji, qershori, shtatori dhe tetori kur do të keni ndjenjë të mirë për investime dhe do të arrini të shtoni saldon në llogarinë tuaj.
Bëhuni të kujdesshëm dhe shmangni shpenzimet e mëdha, rreziqet dhe borxheve gjatë shkurtit dhe gushtit, sepse do të hasni në vështirësi në qarkullimin e pagesave.
Binjakët e papunësuar do të kenë shanse të volitshme që të punësohen gjatë majit, shtatorit dhe tetorit. Mundësi më të mëdha që të gjejnë punë do të kenë në fushat e shërbimeve, komunikimit dhe shëndetësisë.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Do të ndieni afsh të shtuar në fillim të vitit mirëpo njëkohësisht do të jeni të prirë që personin e dashur ta idealizoni, gjë që mund t’ju sjellë ndonjë zhgënjim. Do të jeni të prirë që të prisni shumë. Përpiquni që më shumë kujdes t’i kushtoni personit të dashur.
Gjatë marsit do të hasni në mospajtime me partnerin lidhur me qëllimet e përbashkëta. Nga pranvera ju presin më shumë harmoni në dashuri.
Qershori ju sjell disharmoni në marrëdhëniet me partnerin. Shmangni hipokrizinë dhe veprimet jokorrekte, sepse do të mund të rrezikojnë seriozisht lidhjen tuaj. Do t’ju jetë e nevojshme që të fusni ndryshime në marrëdhënie dhe që njëri-tjetrit t’i përshtateni.
Nga gushti deri në tetor do të realizohet një qëllim i përbashkët dhe do të fusni më shumë argëtim në lidhjen tuaj. Deri në fund të vitit do të keni afërsi dhe harmoni.
Nëse jeni të lirë: Tremujori i parë 2019 do t’ju sjellë një aventurë me një person i cili do t’ju përshtatet në sferën intime dhe do të duket si partner ideal.
Fatkeqësisht, nuk do t’i shihni qartë anët negative të personit, gjë që do t’ju sjellë zhgënjim. Do të mësoni që edhe ju nuk jeni i vetmi që mbani marrëdhënie intime. Gjatë verës do të keni edhe një aventurë të shkurtër.
Mundësia për lidhje serioze do t’ju ofrohet në nëntor. Një person i ri do të dashurohet me ju, ndërkaq simpatitë do të jenë të dyanshme.
Binjakët pak më të vjetër do të jenë më pak të interesuar për fillim të lidhjes serioze. Më shumë do t’ju përgjigjet që të keni ndonjë lidhje sipërfaqësore dhe pa obligime dhe diçka që është më shumë se miqësia. Një aventurë e zjarrtë ju pret nga maji deri në gusht dhe nëntor.
Shëndeti:
Do të jeni në kondicion të shkëlqyeshëm dhe do të keni shëndet të mirë në fillim të vitit. Nga mesi i shkurtit deri në fund të marsit do të jeni shumë të ngarkuar dhe shpejt do të lodheni.
Nga pranvera deri në vjeshtë do të jeni fizikisht aktiv dhe do të jeni shëndetmirë. Do t’ju bëjnë mirë aktivitetet fizike në natyrë, noti dhe shëtitjet e gjata. Nga tetori do të jeni të ndjeshëm dhe do të keni shëndet të ndryshuar.
Ushqimi do të duhej t’ju përmbante fibra, për shkak të metabolizmit të mirë. Pemët e sezonit dhe agrumet mund t’i konsumoni në sasi të mëdha. Mishin hajeni me masë, kryesisht mish pule. Pini më shumë lëngje dhe shtoni vitaminën B. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të yndyrshëm.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna:
Planeti Mars që në fillim të janarit dhe Vitit të ri do të hyjë në shenjën e Dashit, ku sunduesi është i fuqishëm. Duke kaluar nëpër fushën tuaj të punës dhe karrierës do t’ju sjellë motivim të madh dhe orientim drejt qëllimeve.
Do të keni mjaft forcë që t’i përvisheni edhe detyrave më të vështira të punës dhe projekteve të mëdha dhe afatgjata. Shpirti juaj garues do të jetë i sforcuar dhe do të jeni të gatshëm që të përpiqeni në mënyrë që të arrini avancim në karrierë.
Me partnerët afaristë do të bashkëpunoni më intensivisht me qëllim të përforcimit të interesave të përbashkëta. Trigoni i Merkurit bashkë me Uranin do t’ju nxisë për zhvillim të ideve të reja, të cilat do të mund t’i shfrytëzoni në mënyrën tuaj të punës dhe të përshpejtoni realizimin e qëllimeve.
Më 5 janar, Merkuri do të hyjë në shenjën e Bricjapit dhe në fushën juaj publike dhe të partneritetit. Do të filloni me paraqitjen në publik edhe me partnerët potencialë afaristë të projekteve tuaja të reja. Kjo do t’ju mundësojë që të lidhni kontrata të reja të cilat do të jenë dobiprurëse.
Më 7 janar, Venera do të hyjë në shenjën e Shigjetarit dhe do t’ju sjellë përmirësim të marrëdhënieve me kolegët e punës dhe sukses në fushën e shërbimeve të cilat kanë të bëjnë me femrat, por edhe me kozmetikën.
Kuadrati i Jupiterit me Neptunin më 13 janar ju paralajmëron që të mos planifikoni udhëtime afariste, sepse nuk do t’ju sjellin rezultatet e pritura. Përkrahja të cilën e prisni në fushën e financave do të mungojë, ndërkaq nga eprorët do të merrni shpjegime të paqarta.
Në dekadën e tretë të janarit, Marsi do të bëjë kuadrat me Saturnin dhe do t’ju çojë deri në mospajtime dhe vështirësi serioze në marrëdhëniet me partnerët afaristë në afat të gjatë. Janë të mundshme edhe konflikte me persona autoritarë, të cilët nuk do të përkrahin qasjen tuaj moderne ndaj punës dhe metodat bashkëkohore.
Konjuktiviteti i Venerës me Jupiterin do t’ju sjellë sukses të madh dhe fitime më të mëdha na fushat e pritura të shërbimeve të ndryshme afariste. Do të arrini të zgjeroni ofertën tuaj afariste. Qarkullimi i pagesave tuaja do të jetë i shtuar.
Gaforret e papunësuara do të marrin ofertë për punësim në fushat e shërbimeve. Nëse merreni me veprimtari zejtare do të keni mundësi të filloni biznesin tuaj vetjak.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Konjuktiviteti i Diellit me Saturnin, i cili sundon fushën tuaj të dashurisë, në fillim të janarit do t’ju sjellë maturi në qëllimet e përbashkëta të cilat do t’i planifikoni me personin e dashur.
Marrëdhëniet tuaja hyjnë në fazën stabilizuese, mirëpo, edhe krahas kësaj, do të ndodhin mospajtime të herëpashershme për shkak të kuadratit të Merkurit me Marsin. Këto do të mund t’i kapërceni dhe t’i harmonizoni.
Pjesa e dytë e dhjetorit do t’ju sjellë mospajtime serioze lidhur me një qëllim të përbashkët. Asnjëri nuk do të lëshoni pe dhe për këtë arsye më mirë do të jetë të merreni vesh.
Deri në fund të muajit do të arrini të gjeni zgjidhje të pranueshme për të dy dhe do të realizoni një qëllim të rëndësishëm të përbashkët. Një udhëtim i përbashkët do t’jua mundësojë sekstili i Saturnit me Neptunin.
Nëse jeni të lirë: Konjuktiviteti i Diellit me Saturnin në fillim të janarit do t’ju sjellë njohje me një person i cili do t’ju pëlqejë për shkak të karakterit të fuqishëm dhe qëllimeve ambicioze.
Do të dashuroheni dhe do të angazhoheni që të lini tek ai mbresa dhe do t’ia tërhiqni vëmendjen. Midis jush në fillim do të krijohet një garë. Do të dëshironi t’i nxirrni në pah cilësitë tuaja dhe do të bëni biseda e debate mbi tema të ndryshme.
Deri në fund të muajit do të filloni të ndieni gjithnjë e më shumë simpati reciproke. Do të filloni lidhje emocionale.
Gaforret pak më të vjetra do të jenë të interesuara që të njohin më mirë personin të cilin do ta takojnë në një seminar afarist.
Në fillim do t’u përmbaheni rreptësisht temave afariste, mirëpo më vonë do të filloni të hapeni shpirtërisht ndaj njëri-tjetrit.
Shëndeti:
Kalimi i Venerës nëpër fushën tuaj të shëndetit dhe konjuktiviteti të cilin do ta bëjë me Jupiterin do t’ju sjellin shëndet të qëndrueshëm dhe të fuqishëm gjatë janarit.
Do të jeni plotë energji pozitive, të relaksuar, të hareshëm, gjë që do të forcojë edhe imunitetin dhe rezistencën tuaj ndaj stresit. Është e nevojshme pak më shumë të lëvizni në mënyrë që kondicionin ta mbani në formë.
LUANI (23.07 – 22.08)
Puna:
Fillimi i vitit 2019 do t’ju sjellë sukses dhe përparim në karrierë, sepse do të keni zgjidhje kreative dhe do të dini t’i shfrytëzoni mirë aftësitë tuaja të punës.
Nëse merreni me fushat e argëtimit, estradës, të veprimtarive kreative, dizajnin, modën, arsimin apo hotelerinë, do të arrini që me idetë tuaja të tërhiqni një numër të madh blerësish dhe myshterinjsh, gjë që do të ndikojnë pozitivisht në fitimet tuaja.
Do të zgjeroni ofertën e shërbimeve tuaja dhe do të realizoni pozicione të qëndrueshme. Me kolegët e punës do të kaloni mirë. Do të investoni mjete në përmirësimin e kushteve në vendin tuaj të punës.
Gjatë marsit do të lidhni një ose më shumë kontrata dobiprurëse dhe një partneritet afarist i cili në të ardhmen do të tregohet i dobishëm. Ju pret sukses në fushat publike. Deri nga mesi i vitit me veprime të shkathëta do të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Do të realizoni bashkëpunim të suksesshëm.
Nga korriku do të mundeni pak të pushoni, mirëpo edhe të arrini sukses në fushën publike dhe gjithandej ku është e nevojshme që të tregoni autoritetin tuaj, aftësitë udhëheqëse dhe shkathtësitë personale. Këto do t’ju jenë të nevojshme që të arrini me kohë t’i realizoni qëllimet e rëndësishme.
Gjatë shtatorit do të bëni investime të reja, do të keni sukses në përpjekjen për të përmirësuar fitimin dhe do t’i shtoni financat. Ju presin negociata të reja rreth projekteve të reja të cilat nuk do të jenë edhe aq të lehta. Disa obligime afariste nuk do të mund t’i përfundoni në afatin e paraparë.
Nga tetori deri në fund të vitit do të keni sukses të realizoni fitime. Kreativiteti juaj do të jetë i shtuar mirëpo do të ballafaqoheni edhe me sfida të cilat nuk do të jetë e lehtë t’i mbizotëroni.
Do t’ju nevojitet ndihma e bashkëpunëtorëve, por edhe përkrahja e eprorëve. Për këtë duhet të angazhoheni shumë.
Nga fundi i vitit do të hasni në vështirësi nëse merreni me shërbime të ndryshme afariste apo me punë në shëndetësi.
Luanët e papunësuar do të arrijnë të punësohen në saje të projekteve dhe ideve të tyre, por më së shumti në saje të paraqitjes së tyre personale. Fushat ku do të kenë më së shumti fat për të gjetur punë janë komunikacioni dhe tregtia.
Shëndeti:
Në fillim të vitit dhe në periudhën e dimrit do të keni prirje të ftoheni, të keni probleme reumatike, por edhe të lëndoheni për shkak të moskujdesit. Imuniteti juaj do të jetë në rënie, andaj është me rëndësi të shmangni daljen në mot me erëra dhe shi.
Në pjesën e dytë të vitit do të keni shëndet më të qëndrueshëm. Do të keni nevojë për dalje më të shpeshta në natyrë.
Nga fundi i vitit janë të mundshme probleme me metabolizmin. Ushqimi që do t’i përshtatet organizmit tuaj është ai i cili përmban fibra dhe i cili është plot proteina.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Do të keni nevojë që të fusni më shumë argëtim dhe çiltëri në marrëdhëniet me partnerin. Do t’ju pengojë kur marrëdhënia juaj të zhvillohet sipas shabllonit të caktuar edhe kur çdo gjë do të jetë shumë serioze.
Në ato momente do të jeni të pakënaqur, do të jeni të gatshëm për grindje dhe do të keni humor negativ. Deri nga mesi i pranverës do të arrini ta realizoni një qëllim të rëndësishëm të përbashkët.
Mesi i vitit do t’ju sjellë udhëtime me personin e dashur në destinime turistike ku do të mundë të relaksoheni dhe të kënaqeni bashkërisht. Do të keni më shumë kohë për momente intime, gjë që do të forcojnë afërsinë tuaj.
Tremujori i tretë i vitit ju sjell më shumë dinamikë në dashuri, si edhe më shumë harmoni në jetën familjare. Do të keni kohë për njëri-tjetrin.
Nëse jeni të lirë: Një person do t’ju tërheqë vëmendjen në fillim të vitit dhe do ta keni të lehtë ta bëni për vete. Në fillim lidhja juaj do të jetë e bujshme, mirëpo kur të shuhet afshi, do të zbuloni se nuk keni shumë gjëra që mund t’ju mbajnë bashkë dhe do ta ndërprisni lidhjen.
Gjatë periudhës verore do të njihni një person me të cilin do të dashuroheni, mirëpo ai kërkon personin i cili di të tregojë kualitetet kulmore personale. Patjetër duhet të angazhoheni dhe të ndryshoni shumëçka te vetja, nëse dëshironi ta bëni për vete.
Luanët pak më të vjetër me ngulm do të sillen rreth personit me të cilin shumë vite janë të dashuruar, por i cili nuk i ka kushtuar edhe aq kujdes.
Në pjesën e dytë të vitit do të arrini t’i afroheni dhe të filloni t’i pëlqeni dhe atëherë emocionet do të zgjohen edhe tek ai person.
VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)
Puna:
Fillimi i vitit 2019 ju sjell mundësi suksesi në çdo gjë që nga ju kërkohet kreativitet dhe gjetje të zgjidhjeve ideore.
Do të arrini sukses nëse merreni me fushat e argëtimit, arsimit apo hotelerisë. Shmangni paraqitjet publike dhe kujdesuni për afatet.
Për shkak të prirjes që t’i shikoni në mënyrë të paqartë mundësitë të cilat ju ofrohen, posaçërisht ato financiare, si edhe për shkak të mospajtimit me një partner afarist, fillimi i një projekti të rëndësishëm do të mund të vonohet.
Vonesa mund të jetë e shkaktuar edhe për mungesë të mjeteve. Me aksione efikase do të arrini që ta tejkaloni këtë vonesë. Në fushën e shërbimeve do t’u ofrohet mundësia që ta zgjeroni ofertën.
Gjatë shkurtit mos u hyni rreziqeve dhe mos merrni borxhe. Gjatë marsit do të keni periudhë më të volitshme kur do të arrini që të shtoni fitimin dhe të krijoni rrjedhë të qëndrueshme të parave.
Gjatë prillit dhe majit do të keni mundësi të kompensoni pjesën më të madhe të detyrave të punës me të cilat keni qenë në vonesa për shkak të vështirësive në qarkullimin e pagesave.
Do të merrni përkrahje për një projekt i cili do t’ju sjellë fitim të papritur. Do të filloni një bashkëpunim fitimprurës me një partner të jashtëm.
Nga korriku deri në gusht është e nevojshme të kujdeseni nga aktivitetet afariste jolegale dhe nga armiqtë e fshehtë, sepse do të mund të keni humbje. Kjo periudhë ju është e volitshme për të shkuar në pushime.
Shtatori ju sjell mundësi të përmirësimit të financave, sepse do të jeni mirë i organizuar. Me eprorët ka mundësi tensionesh, si edhe me një partner afarist, gjë që sërish do t’ju detyrojnë që disa afate t’i prolongoni.
Nga tetori deri në fund të vitit do të arrini që pas vështirësive fillestare të kontraktoni një projekt të rëndësishëm dhe të realizoni sukses në fushat e tregtisë, komunikacionit dhe komunikimeve.
Rreth detajeve do të kujdeseni më shumë dhe do t’ju nevojitet më shumë kohë për fillimin e projekteve të reja. Çdo gjë që do të jetë me prioritet dhe e rëndësishme do të arrini ta përfundoni në afat.
Virgjëreshat e papunësuara do të kenë më së shumti mundësi që të punësohen në fushat e tregtisë, shëndetësisë, komunikimeve dhe llojeve të ndryshme afariste dhe shërbimeve.
Muajt e volitshëm për punë të reja janë prilli dhe korriku.
Shëndeti:
Në tremujorin e parë do të keni shëndet të ndryshueshëm, prandaj është e nevojshme që më shumë të pushoni dhe t’i shmangni situatat stresuese.
Nga pranvera deri në vjeshtë do të jeni më shumë në lëvizje se zakonisht dhe do të merreni me një formë të aktiviteteve fizike, e cila do t’ju sjellë shëndet të qëndrueshëm dhe kondicion të mirë.
Nga fundi i vitit do të keni të ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.
Keni nevojë për ushqim i cili përmban në pjesën më të madhe materie ndërtuese, albumina. Më së shumti nga këto do t’i gjeni në artikujt e freskët të sezonit, në drithëra të cilat duhet t’i konsumoni në formë integrale, si edhe në perime me fletë të gjelbra.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Kuadrati i Jupiterit i cili sundon fushën tuaj të dashurisë me Neptunin i cili gjendet në fushën tuaj të partneritetit do t’ju sjellë mjaft paqartësi, mospajtime dhe vështirësi në marrëdhënien me personin e dashur. Shmangni çfarëdo të pavërtete.
Do të keni të dy humor të ndryshueshëm. Do të arrini të vendosni ekuilibrin e lidhjes nëse do të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
Nga maji do të jeni të gatshëm për ndryshime të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënies suaj me personin e dashur.
Gushti do të jetë posaçërisht i volitshëm për realizimin e qëllimeve të përbashkëta si edhe për të shkuar në një udhëtim të përbashkët ku do të mund t’i përkushtoheni njëri-tjetrit.
Nga tetori do të keni më shumë kohë të kaloni në aktivitete të përbashkëta gjë që do të forcojnë afërsinë tuaj.
Nëse jeni të lirë: Në fillim të vitit do të njihni personin i cili do të dashurohet dhe do të përpiqet në çdo mënyrë që t’i pëlqeni dhe t’ia tërhiqni vëmendjen.
Do të jeni të gatshëm edhe të ndërmerrni veprime të cilat në raste të tjera as që do t’i kishit provuar.
Pas disa muajve do të kuptoni që fjala është për personin mendjemadh dhe dyfytyrësh dhe do të jeni të zhgënjyer.
Në muajin gusht do të njihni dikë i cili do t’i përshtatet shumicës së nevojave tuaja në dashuri.
Do të vendosni lehtë dhe shpejt komunikim të harmonishëm dhe do të shfaqen ndjenja të dyanshme. Do të shkoni drejt një lidhjeje serioze.
Virgjëreshat pak më të vjetra do të keni disa kandidatë potencialë për fillim të lidhjes së re, mirëpo nuk do të arrijnë të pajtohen me asnjërin.
Vetëm nga mesi i verës do të kenë mundësi për lidhje kur të njohin personin me të cilin do të kenë interesime të përbashkëta.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna:
Viti 2019 ju sjell vështirësi në negociata rreth projekteve të reja për shkak të kuadratit të Jupiterit me Neptunin. Do të përballeni me mjaft paqartësi, posaçërisht në pjesën financiare, gjë që do t’ju çojë deri në ndërprerjen dhe prolongimin e negociatave për ndonjë periudhë tjetër. Kjo do t’ju ngadalësojë në realizimin e planeve të rëndësishme.
Kushtoni më shumë kujdes qarkullimit të pagesave dhe financave, sepse në atë fushë mund të keni shqetësime, të cilat mund t’ju shkaktojnë pengesa.
Do të keni sukses në forma të ndryshme të shërbimeve afariste, posaçërisht në shërbimet e konsaltingut dhe ndërmjetësimit.
Gjatë marsit do të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të shtoni saldon në llogarinë tuaj, në saje të një pune të madhe të cilën do ta përfundoni me kohë. Sukses do të arrini nëse merreni me ndërtimtari, industri dhe tregti me resurse energjetike.
Maji do t’ju jetë i volitshëm për fillimin e projekteve të reja. Së paku filloni një shans që mund t’u sjellë përparim në karrierë dhe shtimi i fitimit do t’ju vijë pa pritur. Do të realizoni fitime të jashtëzakonshme.
Deri në fund të qershorit do të ndieni presione të shtuara nga ana e personave përgjegjës dhe do të ndieni tendosje.
Pjesa e dytë e vitit do t’ju sjellë sfida të reja të cilat do të jeni të gatshëm t’i prisni. Do të keni ndjenjë të mirë për aksione fitimprurëse financiare dhe investime, mirëpo shmangni rreziqet e tepruara në atë fushë.
Nga pjesa e dytë e gushtit deri në fund të shtatorit do të ndieni lodhje të shtuar, prandaj këtë periudhë do të mund ta përdorni për pushim.
Gjatë tetorit do të arrini të mblidhni mjete të nevojshme për vazhdim të obligimeve prioritare, posaçërisht të një projekti të madh afatgjatë. Suksesi ju pret nëpërmjet fushave të komunikimeve, tregtisë, arsimit dhe qarkullimit të parave.
Deri në fund të nëntorit do të arrini të kontraktoni një punë e cila do t’ju sjellë fitime të mëdha në të ardhmen. Deri në fund të vitit me sukses do ta përfundoni një projekt të cilin është dashur ta kryeni më herët.
Peshoret e papunësuara do të kenë mundësi të fillojnë biznesin vetjak, për çka do të marrin përkrahje dhe subvencione. Mundësia e gjetjes së një pune të re do të jetë e hapur gjatë majit, gushtit dhe nëntorit.
Shëndeti:
Tremujori i parë i vitit ju sjell shëndet të ndjeshëm dhe të ndryshueshëm. Vështirësitë do të prishin ekuilibrin, do t’ju sjellin punë të vështirë të gjëndrës tiroide dhe kjo mund të çojë deri në mbajtjen e ujit në organizëm dhe shtimin e peshës trupore. Do të keni nevojë të ndryshoni ushqimin.
Nga mesi i vitit imuniteti do t’ju rritet. Gjatë periudhës së vjeshtës do të keni të ndjeshëm traktin urinar.
Është e nevojshme që në ushqim të përfshini më shumë vitamina dhe proteina. Do të keni nevojë për marrje të shtuar të magnezit, kalciumit dhe vitaminave E dhe B. Zvogëloni konsumimin e ushqimit të shpejtë.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell afsh të shtuar dhe do të sjellë më shumë dinamikë në lidhjen tuaj falë Marsit i cili do të kalojë nëpër shenjën tuaj.
Jini të kujdesshëm sepse nga ana tjetër do të jeni të prirë të merrni qëndrime kokëforta dhe nuk do të dini t’u përshtateni nevojave të partnerit, gjë që do t’ju sjellë mospajtime kalimtare, por edhe serioze. Kultivoni besimin reciprok.
Mesi i vitit ju është i përshtatshëm për udhëtime të përbashkëta, argëtime dhe realizime të qëllimeve të përbashkëta. Partneri juaj dhe ju do të jeni të plotësuar me ndjenja të bukura të cilat do t’ia ofroni njëri-tjetrit. Do të realizoni një dëshirë të madhe të përbashkët.
Gjatë tetorit partneri juaj do të bindet që ju i jeni personi më i rëndësishëm në jetë. Ju do t’i ofroni përkrahje aty ku do të jetë e nevojshme.
Nëse jeni të lirë: Do të gjurmoni për dikë i cili di të jetë i ndjeshëm, të vërejë se si ndiheni, t’ju ofrojë përkrahje dhe njëkohësisht të jetë mendjehollë, komunikues, dhe për disa gjëra të jetë më lart se të tjerët. Miqtë tuaj të afërm do t’ju thonë që po kërkoni shumë.
Ju do të jeni këmbëngulës në gjurmimin tuaj dhe kështu nga mesi i pranverës do të njihni dikë i cili përafërsisht do t’u përshtatet kritereve tuaja. Pastaj do të jetë radha juaj që t’i tregoni cilësitë tuaja. Lidhjen do ta filloni midis korrikut dhe shtatorit.
Peshoret pak më të vjetra do të jenë të prira të dashurohen dhe të idealizojnë personin me të cilin do të dashurohen. Kjo pashmangshëm do t’u sjellë disa zhgënjime gjatë vitit.
Në periudhën e verës një njohje ka shanse të mëdha që t’ju sjellë lidhje emocionale.
AKREPI (23.10 – 21.11)
Puna:
Fillimi i vitit 2029 ju sjell shqetësime në fushën financiare. Duhet të jini posaçërisht i kujdesshëm në përdorimin e parave dhe rregullimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, sepse do keni gjasa të gaboni.
Mos rrezikoni në afarizëm dhe investime. Shmangni marrjen e borxheve dhe mos bëni shpenzime të mëdha.
Nëse merreni me argëtim, estradë, veprimtari kreative, profesione artistike, do të hasni në sfida të mëdha, por edhe në makinacione të cilat mund t’ju sjellin dështime dhe humbje.
Marsin dhe prillin shfrytëzoni për marrëveshje rreth punëve të mëdha dhe afatgjata. Kreativiteti juaj do të jetë i forcuar dhe do të arrini sukses në fushat e argëtimit.
Do të merrni një ofertë për zgjerimin e shërbimeve tuaja afariste. Kujdes në bashkëpunimin me kolegët e punës, janë të mundshme mospajtime.
Nga mesi i vitit do të keni shanse për sukses në publik dhe për kontraktimin e projekteve të rëndësishme.
Vështirësi do të keni lidhur me qarkullimin e pagesave, si dhe lidhur me sigurimin e përkrahjes materiale dhe financiare për fillimin e punëve të reja. Mos bëni shpenzime të mëdha dhe kushtoni kujdes investimeve, në mënyrë që të mos pësoni humbje.
Qershori ju është i përshtatshëm për pushim, ndërsa gjatë korrikut dhe gushtit do të keni rastin të realizoni avancim në karrierë. Do të realizoni fitim më të madh seç keni pritur. Aftësitë tuaja udhëheqëse dhe organizative do të kenë ngritje.
Nga mesi i tetorit deri në fund të vitit aftësitë tuaja punuese do të jenë në kulm. Do të keni mjaftueshëm motivacion dhe energji që t’i kapërceni pengesat dhe të realizoni përparim në të gjitha punët prioritare, posaçërisht në fushat e menaxhmentit. Kjo mund t’ju sjellë përparim.
Saldoja juaj në llogari do të kalojë shumën e pritur gjë që do t’ju sjellin lëvdata nga punëdhënësit.
Akrepat e papunësuar do të arrijnë të gjejnë punë falë angazhimit vetjak. Do të kenë fat në fushat e menaxhmentit dhe të inxhinieringut.
Muajt e përshtatshëm për punë të re ju janë marsi, gushti dhe nëntori.
Shëndeti:
Kryesisht do të keni shëndet të qëndrueshëm dhe kondicion të mirë. Periudha kur duhet më shumë të kujdeseni për shëndetin është midis shkurtit dhe marsit, kur do të keni fytin të ndjeshëm dhe midis majit dhe qershorit kur do të keni pengesa në lukth dhe vështirësi psikosomatike për shkak të ndjeshmërisë ndaj stresit.
Në pjesën e dytë të vitit do të keni imunitet dhe shëndet të mirë. Ushqimin duhet ta keni nga artikujt të cilët përmbajnë materie ndërtuese.
Ulni konsumimin e ëmbëlsirave dhe pijeve alkoolike.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell harmoni dhe fat në marrëdhëniet me personin e dashur falë Venerës, e cila sundon fushën tuaj të dashurisë me Jupiterin. Do t’i dhuroni diçka të bukur personit të dashur, gjë që do të ketë kuptim të veçantë.
Gjatë prillit do të hasni në mospajtime dhe paqëndrueshmëri në marrëdhëniet me partnerin. Do të jeni të prirë për veprime të fshehta pas shpinës së personit të dashur.
Maji do t’ju sjellë marrëveshje të reja, do t’ju përmirësojë komunikimin dhe do t’ju sjellë stabilitet në marrëdhëniet me partnerin, mirëpo gjatë qershorit dhe korrikut do të gjendeni në anë të kundërta dhe nuk do të mund të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta. Kompromisi do të jetë i domosdoshëm.
Nga gushti deri në fund të vitit do të keni më shumë kohë për intimitet, argëtim dhe do të jeni më afër njëri-tjetrit. Do t’i ofroni partnerit ndjenja të sinqerta.
Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do t’ju sjellë njohje të re e cila do të tregohet e rëndësishme dhe e cila do të ketë shanse të mëdha që me kalimin e kohës të shndërrohet në lidhje serioze.
Në pjesën e parë të vitit do të kaloni nëpër shumë sfida. Që nga pranvera do të filloni një lidhje, mirëpo ajo nuk do të jetë e qëndrueshme në fillim. Nuk do ta kuptoni seriozisht partnerin dhe do të jeni të prirë për flirt jashtë lidhjes dhe për marrëdhënie sipërfaqësore.
Vetëm nga qershori do të kuptoni sa ju është i rëndësishëm partneri juaj dhe do të përpiqeni që të arsyetoni besimin e ofruar. Do të keni sukses.
Akrepat pak më të vjetër do të fillojnë një lidhje në fillim të vitit, mirëpo ajo do të zgjasë shkurt, sepse do të zbulojnë që personi me të cilin kanë filluar lidhjen është i zënë.
Pas zhgënjimit, lidhja e vërtetë, e cila mund të jetë serioze, ju pret në gusht. Do të jenë të ngazëllyer.
SHIGJETARI (22.11 – 21.12)
Puna:
Fillimi i vitit 2019 ju sjell paqëndrueshmëri në realizimin e qëllimeve primare. Do të përballeni me rrethana të pavolitshme, të cilat do t’ju pengojnë dhe në disa afate do të jeni të detyruar t’i prolongoni.
Në fushën e parave shmangni investimet e rrezikshme, sepse çfarëdo makinacionesh mund t’ju sjellin humbje. Do të keni derdhje të parregullta të mjeteve në llogarinë tuaj.
Me veprime të shkathëta do të arrini t’i kapërceni vështirësitë financiare. Do t’ju ofrohet mundësia që të realizoni përparim në punën kreative në fushat e argëtimit dhe të arsimit. Planet tuaja sekrete do t’ju sjellin përparësi mbi konkurrencën.
Gjatë muajve të pranverës do të stabilizoheni dhe do të shtoni gjendjen financiare. Obligimet e rëndësishme afariste do t’i përfundoni me kohë. Nëse jeni pronar i firmës private do të keni shtim të vëllimit të punëve. Më së shumti sukses do të keni nga shërbimet, posaçërisht të tipit shërbyes.
Do të jetë e domosdoshme që të harmonizoheni me një partner afarist, sepse do të hasni në qëndrime të kundërta. Kjo do t’ju shkaktojë pengesë në punën e përbashkët dhe vonim të afateve të planifikuara. Kompromisi dhe lëshimet e vogla në këtë rast do të jenë zgjidhja më e mirë.
Mesi i vitit, posaçërisht muaji qershor do t’ju sjellë shqetësime në fushën e qarkullimit të pagesave, gjë që do të zvogëlojë mundësitë tuaja financiare dhe do të çrregullojë planet tuaja.
Nga fillimi i gushtit deri në fillim të shtatorit do të keni periudhën më të suksesshme të vitit. Do të arrini të riorganizoheni dhe t’u përshtateni rrethanave aktuale. Do t’ju ofrohen mundësi që të realizoni përparim në karrierë, ndërkaq në fushën e parave ju presin fitime të mëdha dhe gjendje e qëndrueshme, të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit.
Do të bëni marrëveshje dhe përgatitje rreth projekteve të reja të rëndësishme ku autoriteti juaj dhe aftësitë tuaja punuese do të dalin në pah të plotë.
Shigjetarët e papunësuar do të kenë shansin për punë që ka të bëjë me fushat financiare, siç janë puna në bankë apo në kontabilitet. Periudhat e përshtatshme për punësim ju janë në mars, prill, gusht dhe shtator.
Shëndeti:
Shëndeti do t’ju jetë i ndryshueshëm midis janarit dhe marsit. Do të ndieni dhembje në eshtra, posaçërisht në ije. Shmangni mundimet e mëdha dhe më shumë pushoni.
Gjatë periudhës së pranverës dhe verës do të jetë e domosdoshme që më shumë kujdes t’i kushtoni ushqimit të shëndetshëm, sepse lukthi do t’ju jetë i ndjeshëm.
Nga shtatori deri në fund të vitit shëndeti do t’ju jetë i qëndrueshëm dhe do të jeni rezistues ndaj stresit.
Ushqimi i cili ju është i nevojshëm për shëndet më të mirë duhet të përbëhet nga artikujt të cilët përmbajnë proteina dhe materie ndërtuese, por të cilat janë lehtë të tretshme. Perimet e ziera, të shumtën ato me fletë dhe me rrënjë mund t’i konsumoni çdo ditë, si edhe pemë të freskëta dhe të thara.
Shmangni ushqimin e pjekur dhe të yndyrshëm dhe ëmbëlsirat. Shtoni marrjen e lëngjeve dhe vitaminave.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Vitin do ta filloni me komunikim të përmirësuar me partnerin. Do të merreni vesh rreth qëllimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta dhe do të argëtoheni mirë.
Mospajtime të vogla do të ndodhin rreth rregullimit të shtëpisë së përbashkët dhe lidhur me marrëdhëniet familjare.
Nga mesi i prillit do të keni më shumë argëtime, takime dhe kënaqësi në shoqëri të personit të dashur. Gjatë majit do të duhet t‘u përshtateni nevojave të partnerit tuaj, mirëpo rreth qëndrimeve të ndryshme lidhur me disa çështje do të jetë i nevojshëm kompromisi.
Në pjesën e dytë të vitit do të shkoni në një udhëtim të përbashkët, do të realizoni një qëllim të përbashkët dhe do të përmirësoni jetën shoqërore.
Nga nëntori do të keni më shumë kohë për momente intime. Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme.
Nëse jeni të lirë: Tremujori i parë i vitit do t’ju kalojë në aventura të cilat do të jenë sipërfaqësore, por mjaft të bujshme për të kënaqur nevojën tuaj për përvojat e llojllojshme në dashuri dhe afshet e fuqishme.
Në pjesën e dytë të majit do të njihni një person i cili do të tërheqë vëmendjen dhe interesimin tuaj, por i cili në nuk do t’ju kushtojë shumë kujdes. Do të jeni të detyruar që t’i tregoni cilësitë tuaja.
Dashuria e parë do të vijë gjatë shtatorit. Do të jetë personi me dukje të jashtme të bukur, i kulturuar, i arsimuar dhe komunikues.
Shigjetarët pak më të vjetër do të hyjnë në fillim të vitit në një lidhje kalimtare me të cilën nuk do të jenë të kënaqur.
Meqenëse do të dëshirojnë të jenë të qetë, do të ndërpresin atë lidhje dhe nga mesi i verës do të njohin një person i cili do t’u përshtatet nevojave të tij. Dashuria do të jetë e dyanshme.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna:
Që në fillim viti do t’ju vërë në plan të parë. Në janar madje pesë planetë do të jenë në shenjën tuaj, gjë që do t’ju ofrojnë mundësinë që me paraqitjet tuaja të dalloheni nga të tjerët, mirëpo do të dini mirë që t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja prej lideri. Do të realizoni bashkëpunim të mirë dhe do të keni sukses në bisedimet rreth projekteve aktuale.
Në mars dhe prill do të hasni në pengesa dhe vështirësi që kanë të bëjnë me punët afatgjatë. Do të jeni të ngarkuar shumë me afatet të cilat nuk do të arrini t’i realizoni për shkak të pengesave të shumta administrative.
Na mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit, gjë që është shenjë që duhet të shmangni çfarëdo rreziku afarist dhe financiar.
Në periudhën e verës do të keni partneritete të rëndësishme afariste, madje do të jetë kohë e volitshme që të forconi marrëdhëniet e vjetra, por edhe të filloni të reja, ndërkaq ato të cilat nuk ju sjellin dobinë e pritur ndërpritni.
Do të keni mundësi të arrini njohuri dhe shkathtësi të reja të cilat mund t’i përdorni në punë. Ngritja në karrierë ju pret në muajin gusht.
Në tetor dhe nëntor do të jetë e domosdoshme që t’i zgjidhni problemet të cilat do t’ju shkaktohen në sferën e bashkëpunimit për shkak të Venerës, e cila do të jetë retrograde në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve.
Është me rëndësi që të gjitha mirë t’i përcaktoni kur është fjala për paratë dhe bashkëpunëtorët, sepse në këtë sferë do të ketë përpjekje për keqpërdorime nga disa individë.
Deri nga mesi i vitit do të investoni mund për të shtuar fitimin tuaj nëpërmjet investimeve të reja. Posaçërisht i rëndësishëm ju është sektori IT.
Nga fundi i qershorit deri në gusht do të keni pengesa dhe vështirësi në sferën e parave për shkak të Marsit retrograd. Tremujori i tretë i vitit do t’ju jetë dobiprurës.
Bricjapët e papunësuar do të kenë shanse të gjejnë punë në fushën e teknologjive të reja ose do të fillojnë të vetëpunësohen dhe do të kenë sukses të marrin donacione apo subvencione.
Shëndeti:
Kryesisht do të keni shëndet të mirë, mirëpo është me rëndësi që më shumë të lëvizni dhe të praktikoni ushtrime fizike së paku çdo të tretën ditë.
Gjatë prillit, gushtit dhe nëntorit do të keni shëndet të ndjeshëm. Mund të keni dhembje koke, pengesa meteoropatike dhe psikosomatike, oscilime të shtypjes së gjakut dhe vështirësi urogjenitale. Preventiva do t’i zbusë këto telashe.
Konsumoni artikujt të cilët përmbajnë më shumë albumina, minerale dhe proteina. Mishi, peshku, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit bashkë me perimet me fletë të gjelbra dhe pemët e sezonit do të duhej t’i përfshini më shpesh në meny.
Zvogëloni konsumimin e bukës, makaronave, erëzave të forta dhe artikujve të cilët përmbajnë përqindje më të lartë konservansesh dhe ushqimet e shpejta.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Sado që t’ju përshtatet dhe t’ju pëlqejë që çdo gjë ndërmjet jush dhe partnerëve tuaj të zhvillohet sipas orarit të paracaktuar, gjë që ju ofron ndjenjën e sigurisë dhe që të jeni të dashur, do të jetë e domosdoshme që diçka të ndryshoni, në mënyrë që lidhja juaj të mos bëhet monotone.
Që nga fillimi do të keni nevojë për interesime të reja, argëtim dhe qëllime të përbashkëta. Do t’ju jetë e vështirë që t’i arrini të gjitha këto, posaçërisht gjatë pranverës, ndërkaq më vonë edhe pjesërisht gjatë muajve të verës.
Do t’ju kaplojnë dyshimet. Partneri do të ketë humor të ndryshueshëm gjatë prillit, qershorit dhe shtatorit. Lidhja juaj do të gjendet para sfidave.
Do të keni sukses të vendosni harmoninë dhe të përshtateni rreth qëllimeve të përbashkëta gjatë tetorit dhe nëntorit.
Nëse jeni të lirë: Do t’ju ofrohet rasti që të filloni lidhje të re emocionale e cila do të ketë gjasa të jetë afatgjatë dhe serioze.
Nga fillimi vitit do të njihni një person, i cili do t’ju duket më tërheqës dhe sipas shumë karakteristikave më i afërt se shumica e personave që i keni njohur viteve të kaluara ose me të cilët më herët keni qenë të lidhur.
Do të angazhoheni mjaft dhe do të përdorni gjithë sharmin që e keni që t’i afroheni. Bëhuni këmbëngulës dhe i durueshëm, sepse këto dy karakteristika do t’ju jenë atutë më të fuqishme që t’ia zgjoni interesimin për t’u lidhur me ju.
Bricjapët pak më të vjetër i pret takimi me personin me të cilin më herët kanë qenë në lidhje. Me atë person do të keni verë të bujshme ku do t’ju rikujtohet e gjithë ajo për çka jeni dashuruar. Dashuria sërish do të zgjohet dhe do të ripërtërini lidhjen.
UJORI (21.01 – 18.02)
Puna:
Në fillim të vitit 2019, Marsi, i cili sundon fushën tuaj të punës, do të kalojë nëpër shenjën e Dashit ku është i fuqishëm, gjë që do t’ju sjellë fillim të mirë dhe projekte të reja të cilat do t’ju sjellin rezultatet e pritura.
Me vështirësi do të përballeni në fushën e bashkëpunimit dhe të financave, gjë që do të kërkohet që t’i zbërtheni të gjitha paqartësitë të cilat do t’i shihni që ekzistojnë në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, posaçërisht kur është fjala për ndarjen e pjesës financiare.
Kushtoni kujdes komunikimit, negociatave afariste, sepse edhe në ato fusha do të keni vështirësi për shkak se juve ose bashkëbiseduesve tuaj nuk do t’u jetë mjaft e qartë.
Mos u merrni me diçka që nuk keni mjaft përvojë, sepse do të mund të keni humbje. Do të jetë e nevojshme të investoni më shumë mund në mënyrë që të respektoni fatet e caktuara deri në mars. Pas kësaj ju pret sukses në çdo gjë ku është e nevojshme të tregoni kreativitetin tuaj.
Maji do t’ju sjellë ndarje me një bashkëpunëtor, mirëpo kjo ndarje do t’ju sjellë dëm financiar. Shmangni makinacionet, rreziqet dhe jini të gatshëm për kompromise. Ruajuni nga kurthet e konkurrencës dhe armiqve të fshehtë.
Gjatë korrikut do të arrini sukses në publik dhe do të shtoni popullaritetin tuaj. Do të keni shumë klientë, por do të keni edhe dobi të mëdha nga reklamat.
Suksesi ju pret edhe në fushat e tregtisë, komunikimit dhe komunikacionit.
Nga shtatori do të arrini të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të arrini fitime të konsiderueshme, të cilat do t’ju mundësojnë që t’i kapërceni vështirësitë në të cilat keni hasur në muajt e mëparshëm.
Përparim ju pret në fushat e bashkëpunimit dhe punës ekipore, si edhe nëse merreni me financa dhe administratë.
Tetori do t’ju sjellë pengesa të përkohshme për shkak të grackave të konkurrencës, mirëpo që nga nëntori deri në fund të vitit do të arrini të realizoni pjesën më të madhe të punëve të planifikuara. Do të forconi pozitën tuaj dhe do të shtoni fitimet.
Ujorët e papunësuar do të kenë mundësi që të punësohen në fushat publike, si edhe në sektorin IT.
Periudhat e volitshme për punë do t’u jenë në shkurt, korrik dhe shtator.
Shëndeti:
Shëndeti juaj do të jetë i qëndrueshëm gjatë pjesës më të madhe të vitit 2019.
Kondicioni juaj fizik si edhe imuniteti do t’ju jenë të qëndrueshëm. Vetë ju do t’i kontribuoni kësaj duke qenë vazhdimisht në lëvizje.
Do të praktikoni më shpesh ushtrime fizike në natyrë kur të jetë mot i bukur dhe në palestër gjatë muajve të dimrit.
Nga mesi i verës shëndeti do t’ju jetë i ndjeshëm. Shmangni ekspozimit të tepërt ndaj diellit.
Ushqimi duhet t’ju jetë i përbërë nga pemët dhe perimet, të cilat pjesën më të madhe mund t’i hani të presuara, sepse kështu në organizmin tuaj do të fusni materie të domosdoshme.
Pemët dhe perimet konsumoni në sasi të mëdha. Po ashtu edhe pemët e thara. Mishin konsumoni me maturi, madje edhe në sasi të vogla. Pini më shumë lëngje, ujë, qumësht dhe lëngje të pemëve.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Tremujori i parë i vitit 2019 ju sjell momente të mira me partnerin. Do të keni kohë që të mëreni me interesimet e përbashkëta dhe do të kënaqeni në momentet intime.
Nga fillimi i pranverës shmangni veprimet e fshehta. Do të mundeni lehtë të keni mospajtime me partnerin dhe paqartësi të cilat do t’ju shkaktojnë mospajtime.
Kushtoni më shumë kohë planeve familjare. Më shumë argëtim dhe momente të mira plot gëzim dhe harmoni ju presin në qershor.
Korriku do t’ju sjellë dyshime dhe paqëndrueshmëri, gjë që do të kërkojnë shkathtësi për zgjidhje të pranueshme të përbashkëta.
Nga gushti do të arrini të vendosni harmoninë me partnerin. Një udhëtim i përbashkët do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.
Tremujori i tretë i vitit ju sjell shoqërim, takime dhe përkrahje reciproke.
Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do të shtojë nevojën tuaj për liri. Do të jeni të interesuar vetëm për takime të sipërfaqshme, pa obligime.
Nga mesi i pranverës do të njihni dikë me të cilin do të bëheni i afërt, sepse midis jush spontanisht do të shfaqen emocionet.
Në fillim të lidhjes do të ekzistojnë vështirësi, sepse e adhuruara juaj shpesh do të jetë në udhëtime dhe do t’ju mungojë.
Për këtë shkak do të jeni të padurueshëm dhe do të keni situata të acaruara me partnerin. Nga fundi i verës do të filloni lidhje e cila do të jetë mjaft e harmonishme.
Ujorët pak më të vjetër do të dëshirojnë që të qetësohen, mirëpo nuk do të mundë të gjejnë personin i cili u përshtatet dhe me të cilin do të mund të pajtohen.
Njohja me një Peshore nga mesi i vitit do të tregohet si shans i volitshëm. Jepni çdo gjë nga vetja dhe do të keni sukses.
PESHQIT (21.01 – 18.02)
Puna:
Në fushën e punës mund të prisni vit të mirë, sepse 2019-a ju sjell mjaft mundësi të volitshme dhe rrethana të lumtura. Në fillim të vitit do të keni më shumë motivim që të angazhoheni rreth financave, gjë që do të keni përmirësim dhe shtim të gjendjes së llogarisë suaj.
Tremujori i parë i vitit nuk ju sjell harmoni në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, gjë që do të çrregullojë planet tuaja dhe do të ngadalësojë realizimin e qëllimeve.
Nga prilli do të keni sukses që më mirë të harmonizoheni. Do të arrini sukses në fushat e komunikimit dhe të tregtisë. Do të orientoheni në negociata rreth projekteve të reja, posaçërisht të atyre të mëdha dhe në periudha të gjata.
Do të arrini që së paku një punë të rëndësishme ta nisni, madje në një kohë relativisht të shkurtër do të filloni të keni fitimin e sigurt dhe të pritur.
Më shumë kujdes duhet t’i kushtoni përfundimit të detyrave të punës në afatin e caktuar, sepse do të jeni të mbuluar me kërkesa të ndryshme të klientëve, mirëpo edhe të eprorëve që do t’jua marrin kohën e vlefshme. Kjo do të kërkojë nga ju kompromis dhe organizim më të mirë.
Korriku ju është i përshtatshëm për të shkuar me pushime, si edhe për punë në detyrat e mbetura dhe të lëna për më vonë.
Nga gushti deri në tetor do të keni rastin që të dilni në pah në fushën e publikut dhe të tërhiqni më shumë klientë, gjë që do t’ju sjellë vëllim më të madh të punëve, por edhe do të ndikojë pozitivisht në fitimin tuaj, si edhe në ngritje në karrierë.
Qarkullimi i pagesave do t’ju zhvillohet më ngadalë dhe me vështirësi, gjë që do të kërkojë që më shumë të angazhoheni rreth realizimit të kërkesave në mënyrë që të mundeni me kohë t’i paguani borxhet tuaja.
Nga mesi i tetorit do të merrni përkrahje nga eprorët tuaj për një projekt i cili deri atëherë është planifikuar dhe organizuar me kujdes.
Do të arrini sukses në çdo gjë që kërkon dije teknike dhe aftësitë gjetjes së zgjidhjeve të shpejta dhe efikase.
Deri në fund të vitit do të merrni mirënjohje për punën tuaj, ndërkaq fitimi do të jetë mbi pritjet tuaja.
Peshqit e papunësuar do të kenë mundësi punësimi në fushat e industrisë, tregtisë, si edhe në punët të cilat kërkojnë analizë dhe kreativitet.
Punë të re mund të gjejnë më së lehti në maj, gusht dhe nëntor.
Shëndeti:
Nga fillimi i vitit shëndeti do t’ju jetë i ndryshueshëm. Do të keni prirje të ftoheni dhe do të keni qarkullim të vështirësuar të gjakut. Janë të mundshme çrregullimet hormonale.
Nga pranvera shëndeti do të fillojë t’ju përmirësohet dhe do të jeni më shumë në lëvizje. Kondicioni juaj do të arrijë formë të qëndrueshme dhe do të keni imunitet më të mirë.
Gjatë korrikut tensioni i gjakut do t’ju oscilojë, ndërkaq gjatë nëntorit janë të mundshme pengesa urinare. Ushqimi juaj duhet të jetë kalorik, mirëpo duhet të përfshijë artikuj lehtë të tretshëm.
Do t’ju bëjë mirë që si shtesë të merrni antioksidante në formë të çajit të gjelbër, algave të detit dhe himeve (krundeve). Merrni suplemente të cilat përmbajnë magnez dhe kompleks vitaminash.
Hani më shumë pemë, perime dhe peshk. Ulni marrjen e ushqimit të shpejtë dhe delikatesave.
Dashuria:
Nëse jeni në lidhje: Gjysma e parë e vitit do t’ju sjellë shumë bisedime me partnerin mbi planet dhe qëllimet e përbashkëta. Komunikimi juaj do të jetë më i mirë se më parë dhe mbi të gjitha do të merreni vesh.
Do të hasni edhe në diçka rreth së cilës nuk do të mund të pajtoheni, gjë që kohë pas kohe do t’ju shkaktojë tensione. Nëse do të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, shpejt do të mundë t’i zgjidhni.
Pjesa e dytë e vitit do të jetë më e volitshme për realizimin e një qëllimi apo më shumë qëllimeve të përbashkëta.
Do të arrini të përmirësoni buxhetin shtëpiak. Udhëtimet e përbashkëta, shpërngulja në banesë më të madhe dhe më të rehatshme apo adaptimi i banesës aktuale do t’ju afrojë edhe më shumë.
Do të keni më shumë kohë që të shkoni bashkërisht edhe në vende të cilat i doni. Kohë pas kohe do të ketë mospajtime kur është fjala për emocionet.
Nëse jeni të lirë: Ju duhet një partner emocional i cili do të ketë natyrë të ndjeshme dhe me të cilin mund të kuptoheni mirë.
Do të ndiheni të vetmuar një kohë, sepse nuk do të takoni dikë me të cilin mund të realizoni një kontakt mjaft të afërt. Do të keni disa aventura të shkurtra.
Në gusht do të njihni një person i cili do të dallohet me shkathtësinë e veta të vendosjes së marrëdhënieve të harmonishme dhe të pjekura, i cili do të dallohet nga shumica e personave që i njihni.
Simpatitë do të jenë të dyanshme dhe do të filloni lidhjen e cila do t’ju përgjigjet.
Peshqit pak më të vjetër do të bëhen të afërt me personin me të cilin më parë herë pas here janë takuar dhe kanë ndarë interesime të përbashkëta.
Midis ju të dyve do të lindin emocione. Në fillim do të jeni të turpshëm dhe të përmbajtur, mirëpo deri në vjeshtë do të filloni lidhje të harmonishme./Telegrafi/