Vazhdojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të Korfuzit, ku një baba shqiptar vrau dhe varrosi në oborrin pas shtëpisë vajzën e tij 28-vjeçare, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.
Mamaja e 28-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari, ka kërkuar një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes ndaj të bijës janë kryer marrëdhënie seksuale.
Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.
28-vjeçarja Anxhela Petro humbi jetën pasi u qëllua shtatë herë në kokë me një hekur nga i ati i saj. Në seancën e parë në gjyq, Aleko pranoi krimin duke kërkuar një dënim shembullor për vrasjen e të bijës.
Ngjarja e rënde tronditi opinionin grek dhe atë shqiptar për shkak të makabritetit të këtij krimi. Babai e kishte groposur trupin e vajzës së tij që kishte vrarë në kopshtin e banesës.