Sekuestrohet 4 kg heroinë në Portin e Durrësit, destinacioni në Itali

Diel, 06 Janar 2019 17:20

Një sasi prej 4 kg heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua në një kamion që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar agjentet antidrogë po ushtojnë kontrolle të imtësishme.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po e merr në pyetje.

Mësohet se lënda narkotike u gjet në çantën që mbante drejtuesi i mjetit.

Login to post comments