Bie besimi në ekonomi – Treguesi i ndjesisë ulet në tremujorin IV

Hënë, 07 Janar 2019 16:35

Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie në tremujorin e katërt të vitit 2018. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve ra me 1.2 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Rënia u përcaktua nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, të tregtisë dhe të industrisë.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë ra me 0.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, por megjithatë, vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike të tij.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve vijoi tendencën rënëse edhe gjatë tremujorit të katërt, me 3.4 pikë përqindje. Kjo reflektoi rënien e të dy komponentëve të tij formues, balancës së kërkesës me 3.6 pikë përqindje dhe balancës së ecurisë së biznesit me 3.1 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë ra me 5.2 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, duke qëndruar edhe më poshtë nivelit të mesatares historike të saj. Balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm ra me 6 pikë përqindje dhe balanca e ecurisë së biznesit ra me 4.4 pikë përqindje.

Ndërkohë, besimi rezultoi i përmirësuar në sektorin e ndërtimit dhe për konsumatorët. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit u rrit me 5.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt. Përmirësimi pasqyroi rritjen e dy balancave përbërëse, aktivitetit ndërtues me 6.1 pikë përqindje dhe kontratave porositëse me 4.1 pikë përqindje. Treguesi i besimit konsumator ndërpreu prirjen rënëse në tremujorin e katërt dhe u rrit me 0.7 pikë përqindje. Në përmirësimin e besimit konsumator ndikuan rritja e balancave të situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve, e blerjeve të mëdha dhe e situatës financiare të pritur të familjes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...