Argita Malltezi u drejtohet kolegëve për ndërhyrjen e policisë në Universitet

Premte, 11 Janar 2019 20:38

Në një e-mail drejtuar pedagogëve të Fakultetit Juridik, zonja Argita Malltezi, njëkohësisht edhe pedagoge e këtij fakulteti, shpreh shqetësimin e  thellë për ndërhyrjen e policisë brenda institucionit dhe rrahjen e studentëve.

Malltezi shprehet gjithashtu mbi paligjshmërinë e këtij fakti, që siç thekson ajo, thjesht fyen plagën që shkakton një arrogancë e tillë.

Në pozicionin e pedagoges, nënës, ish-studentes të këtij fakulteti, Malltezi fton dekanatin, stafin akademik të ndërgjegjësohen përballë kësaj situate.

e-maili i plotë i znj. Argita Malltezi

Të nderuar kolegë,

Lajmet dramatike të mbrëmjes në lidhje me rrahjen e studentëve brenda ambjenteve të këtij fakulteti janë ngjarja më e keqe që I ka ndodhur këtij institucioni në memorien time, që prej 25 vitesh. Kurrë më parë ndërhyrjet e policisë nuk kanë arritur brenda institucionit dhe kurrë më parë nuk janë rrahur fëmijë brenda këtyre mureve. Kushdo që në shkelje të ligjit ka thirrur forcat e rendit brenda FDUT, jam e bindur se llogarinë me ligjin do t’I bëjë në kohën e duhur, por zhbjerrja morale me të cilën pa të drejtë e ngarkon këtë institucion dhe ne si anëtarë të tij është sa e pamerituar, aq edhe tmerrësisht turpëruese.

Në orën 11 kur erdha në fakultet gjeta korridoret të mbushur me efektivët shqiponja!!!!! Turp, turp, turp! Të flas për paligjshmërinë e këtij fakti, më duket se fyej plagën që shkakton një arrogance e tillë që nuk pyet as për ligj, as për moral dhe për asgjë tjetër.

I sygjeroj dekanatit, që nëse nuk janë të përfshirë në këtë veprimtari flagrante antiligjore, të nisin menjëherë procedurat penale për zbardhjen dhe dënimin e kësaj ngjarjeje.

Dekanati I FDUT më së paku duhet të mbledhë dhe njoftojë stafin akademik për situatën, por unë ju ftoj të gjithëve, dekanatin dhe stafin akademik, të marrim qëndrim në mbështetje të studentëve dhe të kundërshtojmë me force futjen e forcave të rendit, përfshirë atyre të maskuar me uniformat e policisë private, në FDUT.

Secili duhet t’I bëjë llogaritë me ndërgjegjen e tij, por heshtja n’a bën bashkëpunëtor të këtij amoraliteti dhe kësaj paligjshmërie.

Argita Malltezi

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 21:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...