FNSH-ja e Gjirokastrës ka sekuesteruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis në afërsi të vijës së gjelbër pranë Postës së vjetër të Mullirit pranë Kakavijës.
Dy shtetasit e arrestuar janë Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.
Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.