UNESCO, Shqipëria ndër vendet me shpenzimet më të ulëta në botë për kërkim dhe zhvillim

Hënë, 14 Janar 2019 14:45

Shpenzimi i parave për kërkime dhe zhvillim janë një tregues kryesor i fuqisë afatgjatë ekonomike.

Është UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e cila ka realizuar një studim me titull; “Sa investon vendi juaj në kërkim dhe zhvillim?”, me të dhënat e përditësuara të 2018.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave pranë UNESCO-s, Shqipëria llogarit 37 milion dollarë shpenzime për kërkimin shkencor, ndër më të ulëtat. Krahasuar me rajonin, vetëm Mali i zi shpenzon më pak, me 35 mln dollarë, ndërsa kryeson Maqedonia 145 milion dollarë, Bosnja e Hercegovina me 105 mln dollarë.

Krahasuar me një raport të një viti më parë, ka një rënie në zërin e këtyre shpenzimeve, gjatë 2017 deklarohej se Shqipëria shpenzonte për kërkim dhe zhvillim në sektorin privat dhe publik rreth 39.8 milionë dollarë mesatarisht në vit.

Instituti i Statistikave të UNESCO-s, i grumbulloi të dhëna përmes një sërë anketash të vogla rajonale. UNESCO ka përshtatur shifrat për të reflektuar paritetin e fuqisë blerëse (PPP $), gjë që bën të mundur krahasimin e shumave nga një vend në tjetrin. Numrat përfshijnë investime qeveritare, private, akademike dhe jofitimprurëse në kërkime dhe zhvillime, duke pikturuar një pamje të plotë të tregut të R & D (kërkim dhe zhvillim) në të gjithë botën.

10 vendet kryesore në shpenzimet për kërkim shkencor përbëjnë rreth 80% të shpenzimeve të të gjithë botës. SHBA është shumë më lart dhe përtej pjesës tjetër të globit, duke kontribuar më shumë se 100 mld dollarë se vendi i dytë i Kinës. Të dhënat e UNESCO zbulojnë një tjetër tregues kryesor: ndërsa SHBA punëson 4,295 studiues për milion banorë, Kina ka vetëm 1,096. Natyrisht, Kina është ‘shtëpi’ për shumë më tepër njerëz sesa SHBA, por dominimi amerikan mbi tregun e R & D është i qartë, duke përbërë 27% të shpenzimeve globale. Kjo është dukshëm më shumë se 100 vendet e fundit të kombinuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...