Klement Balili ka lënë Drejtorinë e Policisë Tiranë për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do t’i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat. Ai duket i qeshur.
Balili i cili është konsideruar si 'Eskobari i Ballkanit', u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.