“Kape këtu, shtrëngoje fort!” Apeli e fundos sërish gjyqtarin shqiptar që kërkonte “favore”

Premte, 25 Janar 2019 10:22

Ashtu si shkalla e parë e gjyqësorit disa ditë më parë, Apeli i Krimeve të Rënda ka vulosur përfundimisht fatin e gjyqtarit nga Fieri Roland Hysi, duke e lënë në burg.

Gjyqtari në fjalë kërkonte hapur favore seksuale si dhe sasi të konsiderueshme parash. Rasti që fundosi Roland Hysin u transmetua me zë dhe figurë në emisionin investigativ “Stop”, ku gjyqtari i kërkonte një nëne seks në këmbim të një vendimi në favor të saj.

Situata kishte shkuar deri aty sa në njërin prej takimeve të thirrura nga gjyqtari, ky i fundit i ka kërkuar gruas shqiptare që t’i prekë organin gjenital.

 

Gruaja e cila jetonte jashtë Shqëipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo do të shprehej për se kishte harxhuar plot 10 mijë euro për gjyqin në fjalë dhe se shpesh herë gjyqtari Roland Hysi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Në arrest përveçse Hysit, u prangos dhe psikologia pranë gjykatës në Fier, shtetasja Elona Meçani, e cila kryente rolin e sekseres kur fjala vinte tek paratë që gruaja duhej t’i jepte gjyqtarit. Edhe per te gjykata vendosi per burg.

 
Login to post comments