Asambleja e Universitetit të Tiranës (LIVE)

Premte, 25 Janar 2019 10:44

Protesta e studentëve vijon, ndërsa tashmë ata veç bojkotit janë ngujuar në fakultetet përkatëse.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët i konsiderojnë kërkesat e tyre si të drejta minimale dhe themelore.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë nisur asamble ditën e sotme, me pjesëmarrës nga të gjitha Fakultetet.

Grupi organizator i akademikëve me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i bëjnë thirrje për pjesëmarrje në këtë takim, gjithë pedagogëve të UT-së, ndërsa mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00.

 

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 10:49
Login to post comments