Pedagogët e UT ultimatum Ramës: 1 javë kohë për plotësimin e kërkesave ose bojkot

Premte, 25 Janar 2019 13:00

Asambletë e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës i japin qeverisë afat 1 javor për tiu përgjigjur kërkesave të tyre në të kundërt paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit.

Po ashtu, ndër vendimet e marra është kërkesa për rritjen e buxhetit të për arsimin publik.

Këto janë 6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës

Këto janë 6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës:

1. Mbështetja për kërkesat studentore

2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri

3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik

4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike

5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut

6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 13:21
Login to post comments