Basha: Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës konsolidon paqen dhe stabilitetin në rajon

Premte, 25 Janar 2019 15:57

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ja reagimi i kreut të opozitës Basha

Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

 

auto_Basha1548427851.jpg

 

 

 

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 16:03
Login to post comments