Rrjeti Evropian i të Rinjve/ Demokratja Juela Hamati do përfaqësojë Shqipërinë

E mërkurë, 30 Janar 2019 22:36

Juela Hamati është përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë për EDYN-në, Rrjetin Evropian të të Rinjve për Demokraci. Ky është është një komunitet të rinjsh, ku përgatiten të jenë udhëheqës në politikë në mbarë Europën dhe Euroazinë. Një projekt i sposorizuar nga USAID që synon të ndihmojë dialogun mes grupeve të ndryshme të rinjsh të angazhuar politikisht.

Vajza e re që në moshën 16-vjeçe ka qenë pjesë e një ngjarje politike të rëndësishme. Që prej asaj dite ajo vendosi të kontribuojë në politikë. Me profesion avokate prej 8 vitesh është shumë aktive në jetën politike.

“Isha në shkollën e Mesme kur një miku im më tha që kryetar bashkie po kandidonte një ri dhe unë doja shumë që qyteti im të ndryshonte. Unë shpresova tek ky i ri që është sot zoti Basha. Fillova të jepja kontributin tim dhe të ndihmoja që ky i ri të fitonte. Ai fitoi në fakt.”, u shpreh Hamati në një intervistë për USAID.

Hamati nuk ngurron të japë edhe një këshillë për të gjitha partitë politike në vend. “Nëse duan të mbështesin qytetarët e Shqipërisë, ne duhet të mbështesin së pari të rinjtë sepese ata janë e ardhmja. Çdo parti duhet të mbështesë të rinjtë, madje edhe duhet të promovojnë të rinjtë. Unë kam edhe një kërkesë për partitë politike: Do ju kërkoja atyre të ndalonin ikjen e trurit që po ndodh në Shqipëri, sepse shumë të rinj të arsimuar po largohen”, shprehet ajo.

Sipas saj ajo që ka rëndësi për këdo është: “Nuk duhet t’i marrin gjërat si të mirëqëna por duhet luftuar për t’i arritur ato”. E bindur në vetvete ajo shprehet se për të zgjidhur problemet duhet që njerëzit të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin, se përndryshe nuk nuk shkojnë asgjëkundi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...