Grabitje dhe në Leskovik, aty ku nuk u grabit as në vitin 1997

E Enjte, 31 Janar 2019 14:58

Nga Fatmir Guda

"Rilindja" s'paska të sosur me rekordet e shtuara negative ditë pas dite.
Pasiguria dhe mungesa e rendit publik tanimë e ka shtrirë hartën e vet në gjithë gjeografinë e vendit, madje edhe aty ku nuk u guxua të grabitej as më '97, kohë kur bandat dhe maskat bënin ligjin. Haberet tashmë vijnë edhe nga Leskoviku një prej qyteteve më të qeta në Juglindje të vendit ku kultura dhe bashkëjetesa mes qytetarëve është një element që e ka dalluar qartazi edhe gjatë 28 viteve të tranzicionit. Aty ku edhe makinën ta parkoje larg banesës, madje me xhama hapur nuk ta cënonte kush, ka dy javë që brenda një harku shumë të shkurtër kohor në mënyrë të njëpasnjëshme është shfaqur fenomeni i grabitjes. Preh e grabitësve  në orët e natës kanë qenë bizneset, konkretisht, minimarket dhe bar kafe. Mos zbardhja e këtyre bastisjeve dhe moszbulimi i autorëve të tyre ka nxjerrë në pah dhe mungesën e efikasitetit të efektivave policore dhe rënien e besueshmërisë së tyre tek qytetarët, të cilët si kurrë më parë ndodhen në një situatë paniku prej mundësisë së përsëritjes në të ardhmen të ngjarjeve të tilla kriminale, pothuajse të pazakonta për ta.
Sigurisht që arsyet që duket të kenë çuar në këto ngjarje thuhet të jenë ato ekonomike duke ju referuar faktit që objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë kryesisht ushqime dhe orendi, pasi dihet prej të gjithëve, që xhirot modeste ditore të bizneseve të vogla nuk kanë luksin t'i lënë në ambientet e bizneseve edhe gjatë natës.
Pra shprehja "frika e rruan vreshtin"  duket se ka humbur kuptimin në çdo cep të territorit dhe papunësia apo gjendja tejet e rënduar e ekonomive familjare në vend po shihet si shkak për rishfaqen dhe shtrirjen e fenomenit të maskave, grabitjeve me armë, bastisjeve dhe vjedhjeve.
Sigurisht që kjo që po ndodh edhe në një nga zonat më të qeta e më pa ngjarje kriminale në vend është jo vetëm pasqyra më e kthjellët e gjithë realitetit ekonomik e social të Shqipërisë, por edhe një kambanë e fortë alarmi për atë që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt, nqs qeverisja e vendit do të vazhdojë të shkojë në drejtim të paditur, aty ku qëndrojnë zakonisht sipas komunikatave për shtyp të policisë edhe keqbërësit e autorët e krimeve.

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 15:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...