51 vrasje në 2018-n; Vjedhja e dyqaneve dhe shtëpive, krimi me rritjen më të madhe në vend

E Enjte, 31 Janar 2019 17:11

INSTAT publikoi statistikat e krimeve për tremujorin e katërt të vitit 2018. Duke iu referuar shifrave të Institutit të Statistikave në tremujorin e katërt 2018, janë evidentuar gjithsej 8.485 vepra penale, duke shënuar rritje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Ndërsa për vitin 2018, janë evidentuar gjithsej 34.468 vepra penale, 0,4% më shumë krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprës penale vrasje me dashje të evidentuar, në tremujorin e katërt 2018, është 12, dy vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, janë evidentuar 51 vrasje me dashje, një vrasje më shumë, krahasuar me vitin 2017. Për grupveprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 3 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i vrasjeve mbetur në tentativë, në vitin 2018, është 114 vepra, me një rënie me 11,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 26, duke shënuar rënie me 16 vepra, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Për këtë kategori, në vitin 2018, janë evidentuar 111 vepra, me një rënie me 32,3%, krahasuar me vitin 2017.

Në tremujorin e katërt 2018, janë evidentuar 28 krime me natyrë seksuale, 7 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Për grupveprën penale krime seksuale, në vitin 2018, janë evidentuar 110 vepra, 3 më pak, krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprave penale në fushën e drogës, në tremujorin e katërt 2018, është 462 vepra, duke shënuar një rritje me 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Në vitin 2018, janë evidentuar 1.972 vepra penale në fushën e drogës, me një rënie me 7,0%, krahasuar me vitin 2017. Në këtë periudhë janë evidentuar 66 vjedhje të automjeteve, dy më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Për të njëjtën vepër, në vitin 2018, janë evidentuar 252 vepra, duke shënuar rënie me 23,4%, krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e katërt 2018, është 149, duke shënuar një rritje me 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, janë evidentuar 596 vjedhje, me një rritje me 21,1%, krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2018, është 285, duke shënuar rënie me 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë në vitin 2018, janë evidentuar 1.218 vjedhje banese, me një rritje me 6,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Në këtë periudhë janë evidentuar 15 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 15 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017. Në vitin 2018, janë evidentuar 70 vepra, duke shënuar një rënie me 40,7 %, krahasuar me vitin 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e katërt 2018, është 99, gjashtë vepra më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, janë evidentuar 383 vepra, duke shënuar një rënie me 7,3%, krahasuar me vitin 2017.

Në tremujorin e katërt 2018, janë evidentuar 564 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shënuar rënie me 5,7%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në vitin 2018 është 2.164, me një rënie me 3,7%, krahasuar me vitin 20

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...