Zbulohet si Irani vepronte, edhe në Shqipëri nëpërmjet Facebook

Premte, 01 February 2019 10:33

Përzënia e ambasadorit iranian nga Tirana vetëm pak kohë më parë, nuk ka qenë e vetmja masë kundër veprimtarisë diversive të kësaj republike islamike problematike. SHBA kanë rikthyer embargon ndaj këtij vendi, por njëkohësisht kanë nisur një sulm frontal kundër çdo ndërhyrje të tij në vendet e ndryshme të botës. Por Irani nuk ka vepruar në vendet ku ka interes (si Shqipëria për shkak të kampit të opozitës muxhahedine) vetëm nëpërmjet spiunazhit diplomatik, por edhe në mënyra të tjera siç janë rjete sociale.

 Kështu edhe “Facebook” njoftoi se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës. Rrjeti më i madh social në botë tha se ai bashkëpunonte ngushtë me Tëitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me qëllime keqdashëse.

“Faqet ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë”, tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.“Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit

 

Po i heqim këto faqe, grupe dhe llogari të bazuara në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ata dërgojnë. Në këtë rast, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme dhe kjo ishte baza për veprimi ynë “, shtoi ai.

Sipas tij, edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetet e tyre, shqyrtimi ynë manual i lidhi këto llogari me Iranin.

Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 11:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...