Vendosni kryetar të SPAK Bujar Sheshin

Saturday, 02 February 2019 18:15

Dy propozime do ti rrinin përshtat Edi Ramës në këtë moment ku ndodhet drejtësia shqiptare. Me Reformën e kapur, institucionet e ngritura me të vetmin kriter, atë të lidhjes me qeverinë, Edi Rama po na tregon dita ditës se po merr në dorë sistemin e drejtësisë. Me një shpjegim të thjeshtë, Prokurori do të jetë Rama, Gjyqtari Rama, Kreu i KLP-së Rama, Kreu i KLGJ-së Edi Rama. 

Tani është momenti i SPAK-ut, organi që do të hetojë zyrtarët e lartë, kryeministrin e ministrat si fillim, pasi ata quhen zyrtarë të lartë, e më poshtë te të gjitha hallkat shtetërore.
Propozimin e parë që mund ti bëjmë Ramës është që në krye të SPAK-ut të caktojë shokun Bujar Sheshi. E ku do të kishte më mirë për Ramën, se sa të vendoste në krye të këtij institucioni një njeri që së pari vuje nga ish-sigurimi i shtetit dhe së dyti është lehtësisht i shantazhueshëm për shkak të anës së tij të herrët dhe që Rama ia mban për presionin e radhës. Në vitin 1977 Ministria e Brendshme e ka propozuar Sheshin që të vazhdojë shkollën e Ministrisë së Brendshme me profil Sigurimin e Shettit dhe e njëjta adresë e kartelës, emri. Por nga zbardhja e të dhënave Sheshi është rekrutuar në moshën 17 vjeç. Ai është rekrutuar në vitin 1974 dhe dosja e tij është arkivuar në 1975.
Propozimi i dytë që shqiptarët mund ti sugjerojnë Ramës është ndryshimi i emërtimit të Institucionit. Nga SPAK, Rama le ta quajë “VENUS” njësoj si pseudonimi që mbante edhe Bujar Sheshi. Në vitet 1973-1982 Sigurimi i Shtetit hyri në shkollat e mesme. Filloi edhe rekrutimin gjimnazistëve. Synim ishte “ruajtja e pastërtisë” në shkollat e mesme, por po të vësh re dinamikën e rekrutimeve vetëm nga një pjesë e vogël e tyre doli një “elitë” informatorësh apo agjentësh. Rama e ka gati shkollën, le të mos lodhet, le të veprojë.
Do të ishte përmbushja më maksimale e ëndrrës së tij, ajo amanetit të Enverit, Nexhmijes, Ramizit.
E në fund të gjithë kësaj shpalli armiq gjithë vendet e perëndimit, e izolo Shqipërinë.

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 19:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...