Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcelë. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ku sipas policisë, viktima merrte mjekime për shkak se vuante nga skleroza.
"Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës", sqaron policia.
Blutë e Kurbinit thonë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.