Alternime kthjellimesh dhe vranësira kanë dominuar në pjesën më të madhe të territorit deri në mesditë.
Pasditja sjellë shtim të vranësirave, fillimisht në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Sipas MeteoAlb, edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit kanë mbetur konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.