Vlorë, burri vret gruan dhe më pas pret damarët e tij

E mërkurë, 06 February 2019 13:00

Një ngjarje e rëndë njoftohet se ka ndodhur në Vlorë. U raportua se ka patur të shtëna me armë pranë komisariatit te policisë dhe dyshohej për viktima.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente me parë.

Dhe pas mbërritjes së policisë në vendngjarje është zbuluar që kemi një viktimë dhe një të plagosur rëndë pas goditjeve me thikë.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një familje si pasojë e një sherri

Burri mendohet se ka qëlluar gruan e cila ka humbur jetën menjëherë. Dhe me pas burri ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e duarve dhe është në gjendje të rëndë në spital

Policia është e shumtë në numër  në vendngjarje.

Login to post comments