Qytetarët e Paskuqanit, njësi vendore e bashkisë Kamëz, janë ngritur në protestë kundër qeverisë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste për situatën e mjerimit që përjeton Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria.
Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.