Kuvend, ratifikohet sot aderimi në NATO i Maqedonisë së Veriut

E Enjte, 14 February 2019 09:31

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Vetëm 6 pika janë në rendin e ditës, por njera prej tyre është projektligji për ratifikimim e Protokollit të NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Projektligji synon ratifikimin e protokollit të Traktati i Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruar më 6.2.2019, në Bruksel, sqaron realacioni shoqërues i projektligjit. 

Traktati i Atlantikut Verior, si dokumenti kryesor themelues i NATO-s, në nenin 10 të tij parashikon mënyrën e anëtarësimit të vendeve të reja në këtë Aleancë. Ky nen parashikon në mënyrë të qartë se vendimi për anëtarësimin e shteteve të reja merret me unanimitet nga ana e shteteve anëtare. Vendet anëtare të NATO-s vendosën në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës, të mbajtur më 11-12 korrik 2018 që t’i akordojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.

 
 

Kjo ftesë erdhi në vlerësim të vullnetit të vazhdueshëm politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO, reformave të ndërmarra nga ky vend në rrugën drejtë anëtarësimit, angazhimit të këtij vendi për përballimin e sfidave të sigurisë si dhe angazhimi për të përfunduar marrëveshjen historike lidhur me emrin, ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

Më konkretisht, ftesa për anëtarësim për vendin fqinj pason rotacionin politik në vendin fqinj dhe kryesisht arritja e marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit me Greqinë.

Këto elemente të rëndësishme i shtynë vendet anëtare të NATO-s që në takimin e lartpërmendur të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës, që në zbatim të të ashtuquajturit kusht i Bukureshtit (i vendosur nga aleatët në Samitin e Bukureshtit dhjetë vite më parë) dhe që shprehimisht thotë se “kemi rënë dakord që ftesa për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të jepet porsa një zgjedhje bashkërisht e pranuar për çështjen e emrit të jetë gjetur”, t’i jepnin vendit fqinj ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.

Për këtë qëllim dhe sipas procedurës përkatëse të NATO-s në rastet e zgjerimit të Aleancës Atlantike, Zyra Ligjore e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s hartoi protokollin mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili u është shpërndarë vendeve anëtare të NATO-s për ndjekjen e procedurave të brendshme para nënshkrimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...