Shqiptarët me normën më të lartë të martesave në Europë për 2017-n

E Enjte, 14 February 2019 10:21

Shqipëria ka numrin më të lartë të njerëzve që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në të gjithë Europën.

Gjatë 2017-s u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” bazuar në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT.  

Po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës kanë një numër të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë, megjithëse nuk janë përditësuar të dhënat e 2017-s. sipas Eurostat në Kosovë gjatë 2016-s u lidhën rreth 9 martesa për 1000 banorë, 1 martesë më shumë se në Shqipëri. Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët martohen më shumë.

Në Serbi numri i martesave për 1000 në 2017-n ishte 5.1 martesa për 1000 banorë, në Malin e Zi 5.3 dhe në Maqedoni me 6.6 për 1000 martesa.

Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Europian gjatë 2017-s ishte 4.3 për 1000 banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Europian (BE) me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3).

Në të kundërt, norma më të ulët e martesave në të gjithë Europës ishte 3 martesa për 1,000 banorë, të cilat u raportuan në Slloveni (3.1), Itali dhe Luksemburg (të dyja 3.2) dhe Portugali (3.3).

Numri i martesave po bie

Referuar databazës së Eurostat në 2015-n numri i martesave në Shqipëri ishte 8.7 për 1000 banorë. Numri i martesave ka qenë në rënie së fundmi, ndërkohë që divorcet po shkojnë në kahun e kundërt.

Lezhjanët, rekord për numrin e lartë të martesave për 1000 banorë

Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT, norma e martesave në Qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Ndërsa qarqet e tjera ndjekin pas, me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë.

Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas. Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të mëdha.

Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të INSTAT u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë./monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...