Shkatërrohet në Belgjikë banda e fuqishme shqiptare e drogës

Diel, 17 February 2019 11:09

Një bandë trafikantësh droge e përbërë nga shqiptarë dhe belgë është shkatërruar në orët e para të ditës së sotme. Arrestimet janë bërë në Belgjikë dhe Zvicër.

Hetimi kishte nisur në Belgjikë nga Policia Gjyqësore Federale e Leuvenit, me mbështetjen e ‘EUROPOL’-it.

Në fund janë vënë në pranga dhjetëra persona. Autoritetet belge nisën hetimet në vjeshtën e vitit 2017, pasi policia kishte marrë informacione se një organizatë belgo-shqiptare do të trafikonte, import-eksport, sasi të mëdha lëndësh narkotike. Bastisjet policore që u kryen mes datave 4 dhe 6 shkurt rezultuan në arrestimin e 22 të dyshuarve dhe burgosjen e 6 të tjerëve nga autoritetet në Leuven. Policia ndërhyri në 24 banesa në Belgjikë, ndërsa në të njëjtën kohë u zhvilluan kontrolle edhe në Zvicër, raportoi këtë të premte ‘EUROPOL’.

Policia zbuloi 6 plantacione, me 4.500 rrënjë kanabisi gjithsej, ndërsa ajo që bie në sy gjatë operacionit ishte gjetja e një plantacioni kanabisi me 1.000 rrënjë brenda një ish-klubi striptizmi.

Ky plantacion ruhej nga dy të dyshuar me origjinë shqiptare. Ndërkohë, edhe në plantacionet e tjera ishin po shqiptarët që bënin roje, teksa qëndronin në mënyrë të paligjshme në vend.

Sa i përket operacionit, një sasi e madhe kanabisi, armësh zjarri, jelekësh antiplumb dhe 10 mijë euro ‘cash’ u sekuestruan nga forcat policore.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...