Bien me 5,2% hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri

Hënë, 25 February 2019 15:00

Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 janë 574.048, krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2%.

“Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 7,5%, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1%

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar ulje me 4,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %” vlerëson INSTAT

Shqipërinë e “braktisin fqinjët”

Në muajin janar, Shqipëria është vizituar më pak nga të huajt dhe më e thellë rënia ka qenë tek pjesa e fqinjëve. Kështu maqedonasit kanë një rënie në janar 2019 në raport me janar 2018 me 19.1% dhe pas saj vjen Kosova me rënie 18.8% për të njëjtën periudhë. Nga Greqia, në janar 2019 kanë hyrë 2.5% më pak shtetas të huaj sesa i njëjti muaj një vit më parë, kurse nga Mali i Zi rënia ishte 7.7%. Italia duket se është i vetmi vend nga ku hyrjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë janë me rritje konkretisht 3.1%.

Rënia vihet re kryesisht tek ata që e kanë vizituar vendin tonë për qëllime pushimesh me 10.4% më pak se një vit më parë, ndërkohë që edhe ata që kanë hyrë për arsye personale kanë pësuar rënie me 10.1%./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...