Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Lapulec në Mallakastër.
Më shumë se 10 hektarë tokë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se 2 mijë rrënjë ullinj janë djegur.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi, por terreni i vështirë vështirëson ndërhyrje në rrugën tokësore. Nga ana tjetër, flakët favorizohen nga era e fortë.