“Natën vjedh me motorr të shtrirë, ditën bën policin”, Berisha denoncon oficerët e inkriminuar

Hënë, 25 February 2019 18:27

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë të hënë disa emra të punonjësve të policisë shqiptare për lidhje me krimin dhe akte anti-ligjore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha i është referuar një denoncimi të gjatë të bërë nga një punonjës i policisë së shtetit në komisariatin nr.4 në Tiranë. Punonjësi në fjalë, anonim, ka denoncuar shefin e krimeve në komisariat dhe posaçërisht një efektiv, shtetasin Giljon Lame, që sipas tij është i përjashtuar nga policia por mbahet falë ndërhyrjeve nga lart.

Madje denoncuesi shprehet se polici Lame është akuzuar për gjobvënie, dhunë dhe përvetësim prone përmes mashtrimit.

 

Për më tepër lexoni postimin e plotë të Berishës:

Denoncohen lidhjet e narkopolicise me krimin! Sb

pershendetje z.Berisha ju uroj shendet.

Jam nje punonjes i vjeter policia ne komisariatin nr4 tirane. cfar nuk po behet ketu ne kete komisariat me ne krye shefin e krimeve Erjon Dani.

shefi i krimeve mban ne pun agjent krimesh me precedent penal. mban ne pun nje Agjent si Giljon Lame qe eshte i perjashtuar nga radhet e policis per shum denoncime qe kan ardhur ne shkb prokurori dhe polici. Giljon Lame nuk ja dhan certifikaten e sikuris dhe eshte i skualifikuar nga radhet e policis pasi e hoqen nga drejtoria ku punonte tek operacionalija dhe do shkarkohesh nga puna. nderhyn shefi jon qe e ka mik shpije dhe emer ne pune ketu tek komisariati nr4 nderkoh qe ky ishte i skeduar nga radhet e policis. 

Madje Famozi Giljon akuzohet per gjobvenie akuzohet per rrafie dhe per pervetsim prone me an te mashtrrimit. te gjitha keto ceshtje i ka mbyllur babai i vet Spartak Lame eshte i perkdheluri i rilindejes dhe bemet e birit vet kriminel me armen e shtetit ne brez i mbyll 1 e nga 1. 

Giljon lame ka disa raste te njepasnjeshme ne prokurorin e tiranes dhe te gjitha ceshtjet i mbyll i jati vet. si mund te rrij nje polic i inkriminuar ne radhet e policis si mund te rrij nje njeri si Giljon lame ne radhet e policis si mundet Shefi i krimeve Erjon Dani dhe shefi i komisarjatit Agim Hoxha mbajn nje njeri te inkriminuar dhe te xhytur ne krime vjedhje zhvatje pervetsim prone me an te mashtrrimit e shum e shum te tjera. si mundet shefi i komisarjatit Agim Hoxha mban ne pun kete palo polic pa certifikat sigurie dhe te skualifikuar nga radhet e polices. 

Sinqerisht z.Berisha na vjen zor jemi nje pjes e policis aty qe jemi te vjeter dhe keta palo polic po na nxijen punen shum vjecare. si mund nje shef krimesh dhe shefi komisariatit te mbajn ne pun kete Ordiner me plot gojen qe e mbajn te fshehet skualifikimin nga radhet e policis. 

z.Berisha shpresojm qe ministri ri do veri dor mbi kupolen e policis se ketu tek komisarjati nr4 jan mbledhur te gjith policet e korruptuar me ne Grye Giljon Lamen qe naten vendos gjoba dhe ben vjedhje me motorr te shtrir dhe me pistoleten e punes ndersa diten ben si polic. eshte per te ardhur keq ku eshte katandisur komisarjati nr4. Shefi i krimeve dhe Shefi i komisarjatit nse ndihen te paster ateher le te nxierin Certifikaten e Siguris te Giljon Lames dhe me cfar arsye e mbajn akoma ne polici. i bej thirrje drejtorit te pergjithshem dhe z.minister te hetojn Kush eshte Giljon lame dhe pastaj te vendosin a ben ai per policin apo jo. faleminderit Doktorr te uroj gjith te mirat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...